• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku janë 12 miliardë marka gjermane?

by Java News
28/12/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pesëmbëdhjetë vjet pas futjes së euros, Banka Qendrore e Gjermanisë ka thënë se diku tjetër ende janë në qarkullim rreth 12.9 miliardë marka gjermane! Edhe sot ka ende qytetarë të Gjermanisë që duan markën e tyre gjermane “të vjetër dhe të mirë”, por fakti është se në ndërkohë janë rritur fëmijët që kurrë nuk kanë pasur në dorë ato kartëmonedha kombëtare të Republikës Federale të Gjermanisë. Kështu, një djalë i vogël në albumin e gjyshit të tij gjeti një imazh të bukur të kështjellës Eltz – në fakt ajo ishte kartëmonedha e vjetër prej 500 markash gjermane që ishte në qarkullim deri në bashkimin e vitit 1989. “Imazhi i kishte pëlqyer aq shumë, saqë ai e mori kartëmonedhën në një kopsht dhe foton e kalasë e kishte prerë me gërshërë – për fat të mirë në mënyrë mjaft bujare – për ta ngjitur mbi një copë letre, të cilën pastaj e kishte dekoruar me ngjyra”, sipas Bankës Qendrore gjermane. Ky kolazh ngjyrash për ditë të tëra qëndronte i varur në murin e kopshtit derisa dikush më në fund e kishte vënë re se çfarë qëndron atje varur.

Gjyshi i fëmijës nuk është i vetmi që nuk mundi të ndahet nga bankënotat e tyre, markat gjermane. Në një sondazh të fundit të “YouGov” madje 54% e qytetarëve të Gjermanisë pranuan se në shtëpi kanë ende marka apo monedha të vjetra kombëtare. Por është e sigurt se diku ka kartëmonedha që nuk ishte ditur se ishin aty. Sepse diku janë ende 168 milionë kartëmonedha të markës gjermane dhe mbi 24 miliardë monedha të imëta.

Ku u tretën monedhat e imëta?

Është  rregull i përgjithshëm – sa më i vogël monedha, më pak ka të ngjarë se është zëvendësuar ndonjëherë nga euro. Këto miliona kartëmonedha në të vërtetë janë vetëm rreth 4% të vëllimit të parave të letrës që ishin në qarkullim, por diku janë “mbërthyer” rreth 54% monedha të imëta që ishin vënë në qarkullim.

Te kartëmonedhat janë kryesisht ato me vlera më të vogla: ka ende rreth 17% apoenë prej 10 markave dhe më shumë se gjysma e apoenave prej 5 markave gjermane, një gjë e rrallë në atë kohë dhe deri kur paguhej me marka, sepse ka pasur edhe monedhë në të njëjtën vlerë. Kur kemi të bëjmë me monedha, janë kryesisht monedha prej 10 fening ose më pak se kaq – që dikush i mban si një suvenir, por këto monedha “të imëta” pa dyshim se shumica nuk i kanë dërguar në bankë.

Shumë prej tyre me siguri se janë shkatërruar, shumë prej tyre kanë ndërruar qëllimin për çka janë krijuar, duke u përdorur për riparim të rrobalarëseve, makinave apo diku tjetër ku kishte nevojë për pjesë metalike të sheshta. Nga ana tjetër, monedha metalike prej 5 markash ishte bërë prej argjendit të vërtetë në kohën kur çmimi i metalit ishte i lartë, ndoshta shumica e tyre janë shitur si metal, vlera e të cilave ishte më e madhe se vlera nominale.

Banka Qendrore edhe një herë ka thënë se është e qartë se shumica e markave gjermane kanë qenë prej kohësh të zëvendësuara në euro – por pjesa tjetër e mbetur është sigurisht një sasi e respektuar. Gjithsej ka rreth 12 miliardë e 900 milionë marka gjermane, nga të cilat, më shumë se 6 miliardë janë të letrës, pra – për brezat e rinj, të sotëm – kjo është një shumë prej rreth gjashtë miliardë e 600 milionë eurosh.

Markat janë ende të vlefshme

Në kohën kur Gjermania futi euron në qarkullim dhe ndryshe nga disa vende të tjera, ku ishte përcaktuar se pas një periudhe të caktuar, bankënotat kombëtare – dhe mbi të gjitha monedhat pushojnë të jenë të vlefshme si para, Banka Qendrore gjermane ka bërë të qartë se markat gjermane të letrës, duke përfshirë edhe monedhat, janë ende të vlefshme dhe se ato mund të zëvendësohen me euro me kursin e këmbimit të përcaktuar 1.95583 marka për një euro. Por këmbimi i tillë tanimë nuk mund të bëhet në bankat e biznesit, por vetëm në bankat qendrore apo krahinore (Landesbank).

Por kjo “jetëgjatësi” e markës gjermane ka bërë që shumë qytetarë, veçanërisht të moshuarit, të mos heqin kurrë dorë nga kursimet e tyre kështu që edhe sot, kur ata mund të kenë lënë këtë botë, në shtëpitë e tyre gjendet një pasuri e madhe. Por kjo nuk përfundon gjithmonë mirë: një çift i moshuar me sa duket nuk mundën të bien dakord mbi atë se ku të fshehin kursimet e tyre kështu që arritën një kompromis. Trashëgimtarët në shtëpinë e tyre në bodrum gjetën një kuti plot me marka gjermane – dhe pastaj një tjetër, në papafingo! As njëra dhe as tjetra mënyrë nuk ishte një zgjidhje ideale, sipas Bundesbank-ut. Ndërsa ajo që ishte në bodrum ishte dëmtuar nga lagështia, gjysma tjetër në papafingo ishte shkatërruar nga minjtë.

Pa vlerë, por xhevahir i vërtetë

Në Gjermani, Banka Federale paralajmëroi se veçanërisht për shuma të mëdha, të mos dërgohen me postë, por preferohet që të vizitojnë bankën në Frankfurt ose ndonjë nga bankat provinciale. Megjithatë, një grua në Frankfurt dërgoi një paketë plot me monedha në vlerë nominale prej disa qindra markash, por në këtë rast bankierët gjermanë kanë treguar se dinë të jetë të sinqertë.

“Ndër këto monedha ishin tre monedha përkujtimore me një vlerë nominale prej 5 markash nga vitet e pesëdhjeta. Këto monedha u kthyen tek zonja si ‘të pavlera’ me udhëzime të nevojshme”, tha një zyrtar i Deutsche Bundesbank-ut. Në mënyrë të veçantë, banka mund të këmbejë markat vetëm nga vlera e përcaktuar dhe nominale. Por, ato monedha të vjetra janë në realitet të vlefshme dhe e kanë vlerën në treg të paktën 100€ – secila.

Next Post

Kriza, bizneset greke gati për shpërngulje masive në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In