• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku jam kundër Ramës dhe kundër Bashës?

by Shpëtim Nazarko
05/10/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Heroina kombëtare e Francës Zhan D’Ark, thoshte, thjesht: Unë tregoj gjithnjë të vërtetën, sepse budallët nuk e kuptojnë dhe të ligjtë, nuk e besojnë. Fjalë e saktë edhe kundër militantëve të të gjithë ngjyrave.

Pardje, në një letër publike, Basha u lutesh, a i kërcënonte bankat, që të mos i jepnin para qeverisë nëpërmjet financimit me PPP, apo siç quhet ndryshe: Partneriteti publik-privat. Pa dyshim, një çmenduri e radhës, sepse, thjesht do të stepte investuesit e huaj apo vendas, në radhë të parë. Pavarësisht se dhe unë mendoj, se PPP-të përbëjnë në thelb, rrezik për vendin edhe kur nisen nga qëllime të mira, por nga një kuptim jo i drejtë, pra, kur përdoren atje ku nuk duhen.

Dhe në këtë pike, për PPP-të, jam kundër edhe Ramës, edhe Bashës.

Pa hyrë në diskutime teorike edhe për arsyen e thjeshtë, se nuk jam specialist ekonomie, po sqaroj së pari, diçka nga historiku i tyre tek ne.

PPP-të hynë në modë në Shqipëri, në qeverisjen 2009-2013 të Berishës; ky është realiteti nëse i  beson propagandës së dy palëve, të cilat akuzonin njëra-tjetrën, madje duke futur në lojë edhe numrat, sesa hynere kishte bërë njëri e sa tjetri, në këtë fushë.

Po thelbi është, se ato vazhdojnë të jenë akoma më në mode, në  qeverinë e dytë të Ramës dhe kjo është ajo që na intereson më tepër. Arsyeja duket e thjeshtë dhe e përligjur, në pamjen e parë. Qeveria nuk ka para për investime të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë, apo shërbime të mëdha të karakterit social. Për këtë, fut në lojë privatin.

Po çfarë nuk tha, së pari Berisha, tani Rama e që nuk e thotë Basha? Çfarë është ky realitet oligarkësh të rinj, a banka që i financojnë?

Në periudhën 2005-2009, në banka u morën shumë kredi, së pari nga privatët dhe pastaj qeveria. Privatët, gati e dhjetëfishuan sasinë e kredisë, nga 2006 deri në 2008. Kjo, në krahasim me periudhën e paraprivatizimit të dy bankave të mëdha( Raiffheisen dhe BKT).  Periudha që quhet “e artë”, për qeverisjen Berisha, mbaroi në 2008-ën. Bankat e panë fare mire, se paratë e dhëna, kishin shkuar për investime idiote, të tipit kafene, pika karburanti, restorante e lloj-lloj rrangullash të këtij tipi.  Ato i ndërprenë këto lloje kredish, duke i dhënë paskësaj, para, më së shumti vetëm qeverisë, që nga ana e saj, me to filloi rrugën Durrës – Kukës e shumë historira të ngjajshme, po kryesisht investime lidhur me rrugët.

Më 2011, shakaja mbaroi. Për të kuptuar thelbin e kësaj “shakaje”,që mund ta quash “Piramidat e dyta shqiptare”, mjafton të themi se, nëse kreditë e këqija në 2005-ën, ishin 3 për qind, ato përfunduan gati në 25 për qind, pas katë vjetësh. Diçka që do tmerronte çdo bankë normale, sepse dukej se nuk do të mblidheshin dot më kurrë. Qeverisja e mëtejshme e Berishës, vazhdoi për inerci…  Para nuk kishte më, megjithëse bankat kishin shumë më tepër mundësi për të kredituar.

Por, bankat kuptuan, se nuk mund t’i jepnin më para, as qeverisë dhe as privatit, thjesht për shkak të investimeve të këqija të tyre, përmëndur më sipër, që rritën borxhet deri në 70 e ca për qind të GDP-së.

Pikërisht në këto kohë, lind “gjeniale” ideja e ekonomistëve që këshillojnë qeverinë. T’ua marrim paratë bankave nëpërmjet duarve të privatëve. Ata lloj privatësh, që Basha apo kritizerët i quajnë oligarkë. A është ideja, vërtet, gjeniale apo kriminale? Kjo lloj filozofie, që për mendjen time duhesh ndaluar nga ministrat e financave të të dy krahëve, që dhe e njihnin paditurinë e kryeministrave përkatës në fushën e e ekonomisë, nuk ndodhi. Madje, besoj në një farë mënyre, që vetë ministrat e financave i shtynë kryeministrat e tyre, drejt këtij “xheneti” parash. Edhe mundet edhe jo, po ajo që shihesh me sy të lirë ishte, se dukeshin vetëgatues, bukëpjekës dhe ndarës të gjellës për të cilën edhe thoshin, sesa e mirë ishte bërë. Vetëm tani vonë, Rama e kuptoi këtë filozofi dhe vendosi një ministër financash, që duket korrekt në rolin klasik që i duhet të bëjë… Dhe i cili, dhëntë zoti e ndalon këtë strategji me pasoja për vendin.

 Por, duhet edhe të themi paraprakisht, se PPP-të janë në thelb, një doktrinë e kohëve moderne dhe duket e ashpër, cinike apo fëminore, të dalësh kundër tyre. Ndërkaq, siç thotë një mjeshtër i madh, nuk ka sisteme të mira a të këqija, por zbatues të mirë a të këqinj të tyre…

Houkingu i madh i fizikës, thoshte e kjo aspak me ironi, se nuk quante asnjë njeri të çmendur, kur propozon një model. Thjesht – vazhdonte fizikanti gjenial – çështja është, sa i qëndrueshëm është ky model?

Idea e marrjes së parave në banka, nëpërmjet duarve të privatëve apo oligarkëve, filloi të merrte forcë duke u shndërruar në mani me zarar, për të sotmen e të nesërmen, i cili duhet kontrolluar pa u bërë vërtet i tillë.

Për shkak se qeverisë, i duhen shumë para, ajo duhet të propozojë projekte që kërkojnë po shumë para për investime. Sepse, vetëm në këtë mënyrë, sasia e taksave që mblidhen është e mjaftueshme për të përballuar nevojat e një vendi që ka tridhjetë vjet që lëngon pa pushim në mungesën e Strategjisë kombëtare.

Mendoj, se kjo strategji e sipërme, duhet të marrë fund. Po më parë, duhet t’i përgjigjesh drejpërdrejt pyetjes më poshtë:

Ne na duhen para për të investuar dhe vetëm bankat, kanë. Si i bëhet?

Unë nuk jam ekonomist, por nga historia di aq sa të kuptoj, se në raste krizash, bota normale, i është drejtuar zakonisht këshillave të Kejnsit, apo Hajekut. Të parit, iu drejtua Rusvelti në 1929-‘33, në kohën e krizës së njohur. Hapi pa fund, punë publike etj, etj. Të dytit, iu drejtua Theceri në kohën e krizës në Angli, kur filloi privatizimet e mëdha.

Shembulli që do të kufizohem unë, si analfabet në fushën e ekonomisë, do të ishte i tillë:

Ne prodhojmë, por dhe importojmë sot dhe nesër do të importojmë ca më shumë energji për zhvillimin e vendit. Ku ta gjejmë këtë energji?

Nëse do na duheshin para, ta zëmë për Hidrocentralin e Skavicës, që është potencialisht rreth 350 MV dhe kërkohen, ta zëmë 600 milionë euro, ku t’i gjejmë?

Përgjigjet mund të jenë të shumta. Po unë, do ta marr idenë nga korçarët e viteve 1920. Ende sot, funksionon centrali i Vithkuqit, që kishte 105 aksionerë. Bëjeni Skavicën, me paratë e 1 000 a 10 000 aksionerëve. Nuk do të importojmë aq shumë energji dhe janë para që do të kthehen e do të kenë zotër shqiptarët, që i kanë hedhur vetë ato.

Këtë lloj filozofie mund ta ndjekësh duke iu drejtuar ndoshta, për ndihmë, pensionistëve, duke krijuar kështu, njëherësh, fondin e tyre real të pensioneve, proces që ndodh në vende të ndryshme në forma të ngjashme. Krijimi i këtij fondi, do të ndihmonte jo vetëm ata, po do bënte aksionerë të përhershëm të veprave dhe brezin që vjen pas tyre.

Mundet, thotë njeri të bëhet dhe është ide që do kontrolluar, por ndoshta edhe duhet diversifikuar energjia. Ca më mirë. Plotësojeni idenë që shpie në Strategji kombëtare…

Kur Berisha bëri rrugën Durrës – Kukës, ndoshta duhet ta bënte ca më të vogël, po të shoqëruar me hekurudhë, çka do të ishte më ndryshe. Do të binte qymyret e Kosovës dhe të bënte centrale në Jug të vendit. Ne do t’i jepnim energji Kosovës në dimër e do t’ia merrnim në verë. Do të balanconim edhe humbjet në rrjet, meqë hidrocentralet i kemi në veri. E ca më shumë hekurudha, do të ndihmonte që të eksportonim lëndët tona të para, që janë të rënda dhe nuk bëhen me kamionë…

Nëse do të shprehesha me një fjali “psenë”, kundër Ramës dhe Bashës, mund të thosha në formë pak më kanonike.

Nëse shteti kërkon të luajë me PPP-të, duhet që privatëve apo oligarkëve si të doni quajini, t’u kërkojë atë kolateralin që çdo njeri normal vë garanci. Nuk mund të vërë garanci, firmën e ministrit të tij. I cili nesër mund të jetë një qytetar zakonshëm ose i mbarsur me një  “çip” nga ato që policia, ia vendos në vend të prangave hajdutëve të kësaj bote.

Ndryshe dhe nëse PPP-të, i quan doktrinë  e zhvilluar në kohëra moderne, në rastin tonë, do ta quaja pa frikë, zarar të madh në kurriz të Shqipërisë.

Ja pse jam kundër Ramës dhe Bashës, në punën  e PPP-ve. Dhe pse i them shpesh këtji të dytit, që më mirë se t’i qahet, apo t’i ulërijë bankave, të përpiqet ca më shumë, të kuptojë e pastaj të prodhojë në vend të të sharave, ide sesi bëhen më mirë, punët e kësaj Shqipërie të gjorë…  (Konica.al)

Next Post
FOTO/ Askush se dinte se dy hajdutë mund të ishin vrasës, minuta terrori brenda komisariatit ku mbetën të vrarë 2 policët

FOTO/ Askush se dinte se dy hajdutë mund të ishin vrasës, minuta terrori brenda komisariatit ku mbetën të vrarë 2 policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In