• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Askush se dinte se dy hajdutë mund të ishin vrasës, minuta terrori brenda komisariatit ku mbetën të vrarë 2 policët

by Java News
05/10/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një fat tragjik, kush mund të mendonte se dy hajdutë motorësh mund të ishin vrasës?”.

Në këtë fjali është e shpjeguar shkurt e qartë dinamika e asaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Italinë, ku mbetën të vrarë dy policë në Komisariatin e Policisë në Trieste.

Dy djem që ishin shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli rutinë dhe nuk ishin prangosur, sepse ishin akoma në cilësinë e të shoqëruarve, pasi dyshoheshin se mund të ishin autorët e grabitjes së një motori, kanë vrarë dy efektivë.

Kur njëri nga të dy i kërkon agjentit të shkojë në tualet, ai e shoqëron duke mos dyshuar se mund të ishte kthyer në vrasës për të mos përfunduar në burg disa muaj.

Sipas dëshmisë së një polici të pranishëm në momentin e ngjarjes, të dy të rinjtë ishin lënë pa pranga. e ndërkohë që ishin në Komisariat, po flisniin për basketbollin para se të qëllonin. Po qeshnin dhe atmosfera dukej e qetë.

Deri në një moment pasi vëmendja mbi ta ra, dhe njëri u hodh mbi policin, duke i marrë armën nga këllëfi në brez brenda një sekonde dhe nisi të shtënat.

E rëndë në Itali/ I riu kërkoi leje për në tualet, por merr armën dhe vret dy policë, plago 3 të tjerë

Ai gjithashtu qëlloi edhe mbi një polic tjetër dhe i mori edhe atij armën.

Pastaj filloi të qëllojë në mënyrë të pakontrolluar, duke arritur të fusë në terror të gjithë Komisariatin.

“Lëvizte në të gjithë stacionin policor, ne nuk mund të lëviznim,” tha policja.

Për efektivët që ishin jashtë ishte bërë edhe më e vështirë të ndërhyhej sepse kishte kalimtarë, një qytet që lëviz, dhe rreziku ishte i madh.

Teksa ka tentuar të largohet ka plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por u plagos teksa është bllokuar nga forcat e rendit. Djali tjetër që ishte vëllai i autorit, duke përfituar nga kaosi i krijuar u arratis për pak kohë, por u gjet dhe arrestua në katet nëntokë të komisariatit.

Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie, shkruan panorama. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë.

g.kosovari

Next Post
Bie nga ballkoni, humb jetën në vend 60-vjeçari në Fier

Bie nga ballkoni, humb jetën në vend 60-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Një profil statistikor i votuesve opozitarë dhe mosvotuesve në Tiranën urbane

October 25, 2026
VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

October 25, 2026
Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In