• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ishin ministrat Balluku dhe Gonxhja dje?

by Ilir Yzeiri
13/06/2025 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Muaji qershor, si rrallë ndonjëherë, ka qenë i mbytur me veprimtari. Si të mos mjaftonte java e kulturës italiane, në kryeqytet erdhën edhe arkitektët më të mirë të botës. Grupe këngëtarësh, Bobby Solo, një DJ i famshëm gjerman e plot të tjera. Mirëpo asnjëra prej tyre nuk mund ta kalonte madhështinë e një veprimtarie tjetër për të cilën organizatorët po punonin prej muajsh. Luçia Nadin veneciania e famshme që i solli Shqipërisë zbulimin e mrekullueshëm të « Statuteve të Shkodrës », fakte të reja për Skënderbeun e shqiptarët në Vendik, këtë radhë, së bashku me Gjon Radovanin, Eni Frrokun, Muzeun Civici, Universitetin për Biznes e Teknologji të Kosovës dhe Akademinë e Shkencave, kishin menduar të ndërtonin në Tiranë jetën dhe veprën e një prej figurave më të mëdha të inxhinierisë hekurudhorë të shekullit XIX, Karl Gegës.

Dje, më 12 qershor u hap në Pallatin e Kongreseve Ekspozita dhe paradite u mbajt një konferencë shkencore ku diskutuan Lucia Nadin që tregoi dokumentet e reja që vërtetojnë origjinën shqiptare të Karl Gegës, pastaj Pëllumb Xhufi, i cili tregoi me fakte origjinën e mbiemrit të familjes Gega, mbështetur në dokumentet dhe regjistrat e shekullit të XVI-XVII. Marina Bressan nga Venecia paraqiti një vështrim krejtësisht të veçantë filologjiko-kulturor me titullin « Nëpër binarët legjendarë të Karl Gegës » dhe Camilo Tonini tregoi se si kishte zbuluar trashëgiminë e Karl Gegës. Disa vjet para se të vdiste, Gega i kishte dorëzuar muzeut të Venecias arkivën e tij dhe ato dy arka të mëdha rrinin atje të pahapura derisa Camilo i shpluhurosi ato dhe fill pas kësaj nisi ideja për të ndërtuar në Shqipëri historinë e këtij gjeniu.

Ndërsa Gjon Radovani me kumtesën e tij « Karl Gega mendja gjeniale e shekullit XIX » tregoi me detaje teknike gjenialitetin e këti inxhinieri duke e krahasuar novacionin e tij në lëmin e inxhinierisë së hekurudhave me revolucionin që bëri Bill Gates në epokën digjitale. Dje pasdite u çel edhe ekspozita e cila për nga mënyra se si ishte konceptuar dhe realizuar është ndoshta më e madhja dhe më cilësorja e çelur në Tiranë. Në një pavijon ishin artefaktet e jetës dhe të veprës së Karl Gegës, certefikata, mirënjohje, diploma, skica, vizatime, piktura, fotografi. Të mos harrojmë se Gega e përdor aparatin fotografik vetëm dhjetë vjet pasi ishte shpikur fotografia. Pastaj pavijoni më origjinal ishte ai i ndërtuar në një hapësirë me projektimin tridimensional në të cilin autorët kishin riprdhuar me imazhe filmike dhe me shifra gjithë punën e bërë për hekurudhën e famshme Vienë – Trieste dhe sidomos shpikjet në për të kaluar Alpet në zonën e Semeringut. Ti aty, si në një film, ndiqje gjithë atmsoferën e punës që kishte bërë Gega- një mrekullli e magjishme. Pas asaj hyje në një sallë tjetër dhe në një vagon të improvizuar ti udhëtoje nëpër këtë hekurudhë dhe në dritaret e vagonit ishin vendosur ekrane ku parakalonin peizazhet atuentike të atyre vendeve.

Për ta parë këtë punë të magjishme të këtyre punëtorëve idealistë kishin ardhur si zakonisht vetëm një grusht njerëzish që mendojnë ende se kultura është ushqimi i parë për t’u ndier shqiptarë dhe europianë. Organizatorët kanë përgatitur edhe një katalog me ngjyra shqip- italisht ku janë vendosur gjithë dokumentet e fotot e kohës dhe parathënien e ka shkruar kryeministri Rama. Nuk e di a do të merrte pjesë zoti Rama në këtë event po të ishte në Tiranë, por si mund ta shpjegojmë mungesën Belinda Ballukut dhe Blendi Gonxhes ? Çfarë shteti jemi ne ? Dje kishte shumë të ardhur nga Italia, profesorë, studiues. Mes të tjerëve edhe drejtori për Studime Europiane në Romë, Hermes, Giuzzeppe Tanga. Të gjithë më pyesnin se përse mungojnë ministri i kulturës dhe ai i transportit. E paimagjinueshme. Një fyerje jo vetëm për punën e atyre italianëve të devotshëm dhe shqiptarëve të përkushtuar që sakrifikuan për muaj e muaj me radhë për të ndërtuar një ekspozitë europiane moderne, por edhe për kulturën.

Çelet një ekspozitë për gigurën më të madhe europiane të hekurudhave, të transportit, dhe nuk vjen Ministrja e Transportit. Flitet për një personazh të madh të kulturës shqiptare i nderuar në Venecia, Vienë e kudo në botë dhe nuk vjen ministri i kulturës. Hajde e mos kujto vargjet e Nolit pastaj par kabinetin e një kohë të margët. Asnjëherë në këta 30 e ca vjet nuk bëmë edhe përpjekjen më të vogël për të gërmuar në arkivat e Vatikanit, Venecias, Stambollit apo të tjera vende në mënyrë që të qëmtojmë e të nxjerrim në reliev identitetin tonë europian përmes figurave që kanë lënë gjurmë ne Europën Mejetare. E vetmja që po e bën këtë është Lucia Nadin. Ajo vjen në Tiranë, ideon dhe organizon një ekspozitë madhështore dhe asnjë dinjitar i kësaj qeverie nuk denjon t’i thotë faleminderit. Çfarë emri t’i vëmë kësaj ???

Next Post
KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim në Peqin e Gramsh: Vetëm verifikim!

KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim në Peqin e Gramsh: Vetëm verifikim!

Comments 9

  1. Builder says:
    1 year ago

    Balluku, tek ndonjë TUNEL.
    Gonxhja, tek ndonjë LULE.

    Reply
  2. Feçor Balluku says:
    1 year ago

    E si mund te kene interes hajdutet Rilindas per te tilla evente!! Po spat gjo per te vjedh,e po nuk i urdherojè shk Kim as i bohet vone

    Reply
    • Çim.ça.ko..! says:
      1 year ago

      Njerëz të vegjël për një popull të madh!
      Hidhërimi i pa kuptimtë! Jashtë kulturës njerëzore!

      Reply
      • Teuta says:
        1 year ago

        Disa njerezve u pelqen te publikojne me kamera nga pas,veprat apo bemat e veta.
        Kritika eshte e drejte.Ngjarja ishte e rendesije qe nuk mund te mos vleresohej nga Qeveria.

        Reply
        • Lame Kodra nga Mali i Thatë says:
          1 year ago

          Çkultura shqiptare është ngritur në sistem.
          Shkoninjëvrap tek ministria e kulturës, seicili vjen e ikën kur të dojë, vetëm patronazhistëqë klikojnëdhe pasqyrojnë kryeministrin,

          Vetëm kulturë që nuk njohin.
          Shikoni ministrin si është bërë si mëlçi e kalbur.

          Bërxolla dhe tendera njeh

          Reply
  3. Arbeni says:
    1 year ago

    E pafalëshme…..!

    Reply
  4. Çim.ça.ko..! says:
    1 year ago

    Diskriminimi i kulturës dhe vlerave njerëzore!

    Reply
  5. Feti Laci. Pasardhese e FAMILJES MBRETNORE.LACI NGA LACI says:
    1 year ago

    MERRENI.VESH SHQIPFOLES QE.NJIPERNJINNE BURG DOSHKOJN SINKURVAT SHQIPFOKSE ANALFABETE BALKUKSHURRAT E EDVO DRIGAT E SALI BUSHTRAT. NE BURG ME.GJITHNFLLIQSINE.

    Reply
  6. Fara hisllit. says:
    1 year ago

    Ilir mos dil më në skenë, se je një njeri i shitur, je një mostër e vërtetë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In