• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku ishe ti kur mua më nxorën në rrugë? Boll Jozefinë…!”

by A R
29/05/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe disa ish-funksionarë të lartë të PD kanë shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD Lulzim Basha për listat e kandidatëve të hartuara prej tij dhe mënyrën se si po e drejton partinë kryesore opozitare.

Por këta kritikë të ashpër kanë marrë përgjigje nga mbështetësit e Bashës por edhe ish-funksionarë të PD-së në pushtet. Një prej tyre është edhe ish-zv.drejtorja e Policisë Anila Hoxha. Ajo i drejtohet Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut.

“Ku ishint ju kur mua më larguang padrejtësisht nga policia”, shkruan ajo, teksa shton se ato shpërthyen në kritika tani që u përjashtuan nga listat.

Reagimi i plotë:

Unë dhe Jozefina,

Miqtë dhe mikeshat e mia, po reagoj me këtë status sepse jam e bindur që si unë, shumë nga ju duke parë anonçimet në tv, lajmet , portalet e ndryshme në fb etj keni folur dhe protestuar në veten tuaj.
Shumë nga të “rëndësishmet/it” sot kanë shpërthyer në zemëratë të madhe sepse nuk kanë më mundësi të gëzojnë këtë status pasi janë përjashtuar nga të shkretat “lista” kandidatësh për deputet.
Të gjithë pa dashur jemi të ndikuar politikisht kush më shumë e kush më pak sepse natë e ditë politik dëgjojmë.
Unë, sot e kam me femrat , sepse me fjalë të mëdha ose të vogla ato janë shumë të rëndësishme kudo, majtas, djathtas dhe qendër për politikën, në shtëpi, në treg, mësuesi, polici e shumë e profesione të tjera.
Unë sot e kam me Jozefinën jo me Majlinda Bregun.
Jozefin,
ti ke qenë e “rëndësishme”, “Grua e hekurt”, thonë aty ku ishe, por dhe une kam qenë e ”rëndësishme” dhe “ grua e forte” aty ku isha, në pozicionin tim si Zv Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonë edhe për mua.
Unë nuk jam si ty… E di pse?
Sepse Qeveria në atë kohë më emëroi në atë detyrë, dhe unë u mundova të punoja sipas kërkesave të Ligjeve që normojnë punën në Policinë e Shtetit.
Kur Qeveria Rama më flaku në rrugë në mënyrë të jashtëligjshme Ti, Ti nuk e ngrite zërin për mua, për femrën e parë dhe të vetme në ate funksion në 100 vite të Shtetit Shqiptar.
Ti, nuk mbrojte një femër, që kurrë në asnjë moment nuk shkeli Ligjin dhe pati guxim ti thoshte shumë të vërteta ish ministrit të dështuar Sajmir Tahiri , kur shumë koleg të mi që JU i vlerësonit për “burra”, dhanë dorëheqje në shenjë mungese kurajoje për të mbrojtur punën e tyre.
Unë nuk e bera këtë.
Unë nuk kisha foltore në dispozicion dhe nuk bëja sherr për gjëra të papranueshme për ata që ju kanë votuar, ama Ti, e kishe të thjeshtë për të folur për shumë nga NE që sot janë në shtëpi padrejtësisht.
Unë nuk jam si ty Jozefine… E di pse?
Sepse unë njoh Ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin tim shkova në Gjykatë deri në atë të Lartë dhe i fitova te gjitha shkallët. Pse? Sepse nuk kam shkelur Ligjin ndërsa ju “ të rëndësishmit” e djeshëm dhe këta të sotmit, keni dhe “Maliqin”.
Prapë dhe sot, unë jam në shtëpi dhe nuk mi japin të drejtat e profesionit, asgjë më tepër nuk kam kërkuar, ndërsa Ti dhe Majlinda(tani po merrem dhe me të) i keni mundësitë të riktheheni në profesionin tuaj të mëparshëm.
Boll Jozefine,
përkrahjen dhe simpatinë e njerëzve për ty mos e përdor keq, sepse “Partia jote dhe e imja” nuk ka filluar të bjerë sot kur drejtohet nga Republikani i Ri, por që kur drejtoje ti dhe Majlinda në Republikën e Vjeter, dhe ti e di mirë, ama shumë mirë këtë GJE.
E ke ditur dhe atëher në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur shumë kolegë të tu u hoqën nga listat dhe u hodhën në rrugë, përse ? Ti prapë nuk fole…
A kishe një përgjigje?
Sot pse proteston?…
Boll Jozefine,
Ti, Majlinda dhe të tjerët si ty ,të “përjashtuarit”.
Sot nuk duhet të flitet me mllef.
Sot nuk bëhet analizë, nuk bëhet thirrje kundër Kryetarit.
Sot detyrimet ndaj Partisë Demokratike janë më shumë se kurrë.
Ti dhe Majlinda duhet të “sakrifikoni” këtë muaj, HESHTNI, sepse kjo që ju kërkohet është shumë pak.
Mos u bëni Ju femra “të rëndësishme” ndër shkaktarët dhe shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet elektorale.

Next Post
Marrëveshja/ Zbulohen emrat e drejtorëve që Rama ia refuzoi Bashës

Marrëveshja/ Zbulohen emrat e drejtorëve që Rama ia refuzoi Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com