• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku i ke shokët?”/ Basha nuk “harron” Ramën edhe në kuzhinë duke gatuar jufka: Ja arsyet pse s’do ishim shokë

by S T
05/04/2025 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, në një intervistë ndryshe në shtëpinë e tij dhe një drekë të gatuar nga vetë ai.

Duke iu referuar pyetjes që është bërë e zakonshme tashmë për shokët e Ramës, gjatë bisedës gazetarja i kërkoi që të flisnin për shokët e tij, pastaj të flisnin për ata të kryeministrit. Ndërsa, Basha ia ktheu duke thënë se shokët e tij janë në fushatë, ata të Ramës janë tek 7×7 = 313-ta.

Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu thotë se gjëja që ka kuptuar ditët e fundit është që nganjeherë më mire është me thënë të vërtetën me fjalë të thjeshta sesa të përpiqesh për shpjegime t’gjata.

Basha gjithashtu pasi tregoi se si nisën replikat me Ramën, pati dhe një këshillë ironike për kryeministrin që të zgjedh shokun më më të mirë se veten. Pasi sipas tij, të gjithë shokët i ka n’burg, sepse ka bo zgjedhje t’gabume.

Pjesë nga intervista:

Basha: O Rame! Ku i ke shokët?
Gazetarja: A shohim nji herë se ku i ke shokët ti dhe pastaj flasim edhe për ata t’Ramës.
Basha: Të mitë janë n’fushatë, po t’Ramës ku janë? Se aty ku janë do t’i vlejë kjo që do bëjmë sot, t’mësojmë si t’gatuajnë aty ku janë, te 7×7, 313-ta. Mirë se ke ardhur!
Gazetarja: Mirë se ju gjeta
Basha: A ke uri?
Gazetarja: Po.
Basha: Po fillojmë atëherë
Gazetarja: A mendon që, unë kam me u kthy prapë e uritur n’Kosovë?
Basha: Do ta shohim! Po nuk është gjë e keqe të mbetesh pak i uritur gjithmonë. Të jesh i ngopur nuk është gjë e mirë. Njerëzit duhet të jenë të uritur për jetën, duhet të jenë të uritur për të mirën apo jo?
Gazetarja: Për çfarë je ti i uritur ma shumë?
Basha: Unë jam i uritur, kam qenë prej i vogël i uritur me dit me marrë vesh me kuptu. Kam lexu shumë kur kam qenë i vogël dhe pastaj kam ndjekur shumë edhe kinematografinë dhe mbetem edhe sot e kësaj dite i uritur si fëmij, në kuptimin kureshtar. Pra, nuk jam i ngop me dijeninë e asaj që më rrethon por jam gjithmonë në kërkim për fakte, për të vërteta për shpjegime.
Gazetarja: Cila ishte gjëja e fundit që e kuptove kto ditë?
Basha: Gjëja e fundit që kuptova kto ditë është që nganjeherë për njerëzit, është më e mirë me i thënë të vërtetën me fjalë të thjeshta sesa të përpiqesh për shpjegime t’gjata dhe prandaj ka ngel ajo batuta me të cilën e filluam,- ku t’mbetëm shokët-, sepse tregon të vërtetën e këtij vendi tashti në prag t’zgjedhjeve
Gazetarja: Çfarë fshihet pas asaj të vërtetës? Pse vendose pikërisht ta nisësh fushatën po e quaj në atë lloj forme, po e quajmë?
Basha: Me thënë të drejtën nuk është se ishte, se bëra një zgjedhje të vetëdijshmë për këtë punë. Ca thonë doli rrugës, se kështu e donte Zoti, nisi si një shkëmbim, ku Rama, në nji prej podcasteve të tij, mu drejtu, ju drejtu kameras, e filloi tu thënë “O Lul ku je? O Lul ku je?” dhe unë ju përgjigja dhe i thashë, – unë jam ktu, po ti ku je, e ç’është më e rëndësishmja, ku i shokët, sepse problemi kryesor që ky vend ka për zhvillimin ekonomik është korrupsioni dhe treguesi kryesor i korrupsionit është fakti që Rama shumë shokë i ka te 7×7, 313-ta, që është institucioni i burgut ku vuajnë dënimin, apo presin ndëshkimin ministrat dhe kryebashkiakët e arrestuar për korrupsion. Genta: A i shkon edhe ti pas shprehjes që: pas një personi shoqëria është pasqyra e tij?
Gazetarja: Zgjidhe shokun më të mirë se vetja, dhe kjo është thirrja tjetër “O Rame, zgjidhe shokun më të mirë se veten, e ka thënë populli prej kohësh. Si është kjo punë? Të gjithë shokët n’burg. Ke bo zgjedhje t’gabume Rame.
Genta: Po nëse nuk do ishit kundërshtarë, mendon se ti do ishe shoku i duhur për Ramën?
Gazetarja: Nuk jemi e njëjta grupmoshë. Njoh unë shumë njerëz që kanë qenë shokë me Ramën, që po të kishte nejt me ata shokë, shokë më të mirë se veten, siç thotë populli, ndoshta do t’i kishte punët më mirë, por ne jemi grupmosha të ndryshme.
Genta: nuk e bën diferencën mosha, mendoj
Gazetarja: Kemi edhe interesa pak të ndryshme, pastaj unë jam shumë i lumtur me shoqninë time Genta.

Next Post
Festa e luleshtrydhes, fermerët e Frakullës mblidhen për të tretin vit në panair

"Të ndryshohet ligji", Resuli për luleshtrydhet me pesticide: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In