• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku hyjnë vezët, dalin fjalët

by Lorenc Vangjeli
26/02/2016 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të enjten Parlamenti i Shqipërisë i ngjau në formë Parlamentit me shqiptarë në Republikën e Kosovës. Vezët e hedhura ishin vetëm shfaqja fizike dhe materiale e fjalëve, fjalimeve e shpërthimeve edhe shumë herë më të rënda verbale që janë hedhur prej kohësh në atë sallë. Madje aty ka pasur edhe të shtëna armësh dhe gjak të derdhur. Ka CV të pasur me përplasje fizike dhe pak, fare pak debat real e konkret për gjithë çfarë duhet të ishte në fakt, detyra normale e një Parlamenti.

Sot është e modës që të fyhen njerëzit me biletë partiake për të hyrë në atë sallë. Një pjesë quhen mbartës të krimit ordiner në të shkuarën e tyre, një pjesë ca më e madhe  konsiderohen si autorë të kriminalizimit të pushtetit e të tjerë akoma, si figurantë në një shfaqje të cilën as e kuptojnë dhe as dinë ta interpretojnë. Dhe duke qenë se këto tre kategori janë shumë të zëshme, pjesa tjetër normale e sallës, bie pak në sy. Sepse hierarkia e rëndësisë aty vendoset pak a shumë si në rrugë: i zoti është kush bërtet më shumë e sipas kësaj logjike, çdo gomar i rradhës tenton dhe beson se është një luan; edhe mendimtar dhe i lexuar, edhe trimtribun dhe i pafrustruar.

Sipas një mallkimi të bërë nga anormaliteti i kthyer në normalitet, pakicat ngjajnë sikur janë dënuar t’i dorëzohen fatit të parashkruar: opozita opozitës i ngjan! Dhe opozitat në Shqipëri nisin i ngjajnë njëra-tjetrës dhe atyre videoklipeve të këngëve tallava, ku nga këngëtari/këngëtarja dhe nga kënga në këngë nuk ka as ndryshim muzike dhe as diferencë tekstesh. Ka vetëm të njëjtin zë monoton kompiuteri, të njëjtën bisturi gjoksi e fundshpine dhe të njëjtën dozë botoksi në buzë. Të gjitha të fryra e të eksituara; qoftë kur i sheh me sytë e qeverisë si suksese të pafundme dhe qoftë kur i sheh me sytë e opozitës si dështime që nuk kanë fund. Ekstreme që nuk puqen me të vërtetën që nuk do kush ta shikojë.

Në Kosovë kanë shkuar shumë më tej. Në fillim ishin vezët që hynë në sallën e Kuvendit nga rruga. U bënë armë për të goditur me poshtërim qeveritarët. Pastaj ato i lanë vendin gazit lotësjellës, i cili doli sërish jashtë në rrugë, në përleshje me policinë dhe në një tension gjithmonë në rritje duke e bërë Prishtinën një arenë të nxehtë ndeshjeje. E premtja si dita e paralajmëruar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është tërësisht inkadeshente dhe e paparashikueshme. Ku edhe skenarët më të rëndë ngjajnë të mundshëm, sa kohë që palët janë duke tendosur forcat dhe militantët e tyre në ekstreme gjithmonë e më larg nga njëri-tjetri. Që arritën ndoshta deri në pikën e moskthimit: njëra palë kujtoi që dikur nuk ju ishte trembur as serbëve. Dhe kjo është pika ku vetë të bërit politikë konsiderohet si një hesap personal mes personazheve që merren me politikën si zeje. Si një akt lufte me humbës dhe fitues dhe pa asnjë mundësi kompromisi në mes.

Dhe ngjan si një zgjedhje e vetme që përjashton gjithçka tjetër; lufta po shihet si mjeti i vetëm për të zgjidhur të gjitha hallet që prodhojnë tension në aksin Tiranë – Prishtinë. Që nga dekriminalizimi, papunësia, korrupsioni, 3 P-të e ndërtimet tek Liqeni, për shembull e deri tek zgjedhja e presidentit. Egër dhe ashpër. Si të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me pushtetin, që janë të lidhura me ushtrimin e pushtetit, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë dhe kryhen në emër dhe për hir të pushtetit. Me shumë urrejtje si ndjenjën e vetme që i bashkon këta personazhe gjithmonë e më të ndarë nga lumenj pakënaqësie.

Në fakt nuk ka pse të ketë dashuri mes tyre.

Padyshim është më mirë që nuk ka dashuri.

Por pa asnjë dilemë, është krim që të gjithë kanë vrarë qetësinë.

Eshtë mëkat që të gjithë kanë hedhur gurë të rëndë mbi qetësinë dhe urrejnë pa mëshirë dashurinë.

Edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, Parlamenti dhe parlamentarizmi nuk është sallë biblioteke, ku dialogu bëhet me zë të ulët dhe nuk i shkon mendja kujt të ulërijë dhe të luajë me vezë apo gaz lotësjellës.

Të kërkosh edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë që në Parlament të ketë rregulla si në bibliotekë, është një sipërmarrje e çmendur, si të gjitha sipërmarrjet e pamundura. Eshtë njëlloj si të kërkosh t’i shesësh frigoriferë eskimezëve apo të këmbesh rërë me para në Sahara. Por që ato të jenë më pak reparte gjinekologjie me duar dhe fjalë që trazojnë vende intime apo palestra force periferie ku urrehet fjala, ky është një minimum pas të cilit nuk mund të shkohet.

Next Post

RENDITJA/ Sa vlejnë pasaportat e vendeve të Ballkanit në xhepat e qytetarëve?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In