• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku gabuan rëndë Berisha dhe Basha?

by Shpëtim Nazarko
29/06/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Menjëherë pas humbjes, në PD filluan të qarkullojnë zëra dhe letra për shkaktarin e humbjes. E gjejnë menjëherë fajtorin duke i vënë gishtin Bashës. A është ai realisht shkaktari kryesor i humbjes?

Pas stuhisë së parë, në fushë zbriti vetë Berisha. Megjithëse nuk është e vështirë të parashikohej, ai e justifikoi veprimin e Bashës me ngrirjen e funksioneve dhe procedurën e mëtejshme. Në një logjikë të thjeshtë, do të dukej e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që përgjigjja apo deklarata e Bashës ndaj kundërshtarëve, të mos ishte e konsultuar që më parë me Berishën. Në një vështrim tjetër, zgjidhja e Bashës është thuajse e detyruar edhe për vetë Berishën.

Heqja e Bashës dhe rikthimi te figurat e vjetra të PD-së do të ishte i barabartë me gëzimin e një plaçke të humbur rrugës e të rigjetur. Garda e vjetër, me hir ose me pahir, është sakrifikuar tashmë dhe maksimumi që mund të arrijë është të rrijë qetësisht në pozicionet e saj, apo të rehabilitohet pjesërisht në shenjë pajtimi me liderin e ri, pavarësisht humbjes. PD nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur. Basha ka grupin e tij parlamentar dhe në mos është kryetar “de jure” mbetet “de fakto” i tillë. Po dhe në mos ngjettë asnjë prej të dy rasteve, futja në një sherr të vazhdueshëm e palëve kundërshtare brënda partisë zor t’i bjerë avantazhe në të ardhmen PD-së. E kjo jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm.

A duhet të japë dorëheqjen Basha?

Rregullat duket se nuk bëjnë përjashtime në këto raste. Ai që ka udhëhequr duhet të paguajë edhe çmimin e humbjes së zgjedhjeve, kështu që nuk ka ndonjë arsye që të gjesh fajtorin diku tjetër. Po kaq është pak. Megjithëse edhe vetë besoj që Basha është njëri prej shkaktarëve të humbjes, origjina e saj duhet kërkuar shumë më parë, nëse i referohemi zhvillimeve në Partinë Demokratike në kohë.

Pyetja e thjeshtë që bëhet është: ku humbën rreth 200 000 vota të PD-së? Disa ia atribuojnë këtë mungesës së angazhimit të militantëve, një pjesë inatit të gardës së vjetër, e cila duke mos hyrë në lista, nuk u mobilizua etj., etj.

Përgjigjja, dhe kjo është njëra prej tyre, duhet kërkuar referuar tabelave që jepnin rezultatet e vitit 2013, ku duket se koalicioni PS+ LSI ka marrë po afërsisht të njëjtin numër votash apo diçka më shumë. Pra ka kaluar nga 1 milion në një milion e njëzetmijë. Ndërkohë duket se dy partitë e këtij koalicioni kanë pasur rritje të madhe. Dhe çuditërisht rritjen më të madhe e ka pasur LSI, megjithëse ajo u fut në presën e thikës së dy të mëdhenjve pas 18 majit.

Pyetja që shtrohet drejtpërdrejt është kjo:

Si është e mundur që rritja e të dyja partive, të PS-së dhe LSI-së, të jetë e madhe dhe numri i votave që kanë marrë të dyja, pavarësisht ndarjes në zgjedhje, të jetë thuajse i njëjtë me atë të votave të marra nga të dyja bashkë në vitin 2013?

Kjo pyetje shtrohet nisur edhe nga argumenti se në zgjedhjet e këtij viti kishte një mungesë votuesish në krahasism me zgjedhjet e kaluara. Sipas mendimit tim, përgjigjja e thjeshtë do të ishte kjo: Në marrëveshjen e 18 majit u kuptua qartë se nuk do të kishte më koalicion midis PS-së dhe LSI-së. Çka të shtynte në idenë se PS dhe PD do të kërkonin, siç edhe bënë, që votat e dhëna prej tyre LSI-së në 2009 dhe 2013 duhet të ktheheshin në vendin e tyre.

PS duket se i ktheu pjesërisht këto vota në shtëpi. Po të kishte ngjarë e njëjta gjë me PD-në, do të kishim rrudhje të LSI-së. Po a ngjau kështu?

LSI ktheu votat e marra nga aleanca në PS, por vazhdoi të zgjerohej në kurriz të PD-së. Do të mjaftonte që ajo të kthente në PS 50 000 vota dhe të merrte në PD 100 000 dhe të kryente rritjen në 45 për qind, sa edhe rezultoi në fund të numërimit.

Në të vërtetë, spekulimet me numra janë të rrezikshme dhe duhet nisur nga konsiderata më logjike apo të bazuara në historinë e këtyre viteve të fundit.

Në 2009, PD arriti suksesin e madh të fundit të saj. Pas kësaj, për 8 vjet rresht ajo ka kaluar nga humbja në humbje, në zgjedhje jo vetëm kombëtare apo lokale. Viti 2011 ishte fillimi i kësaj pikiate në zgjedhjet lokale dhe viti 2017, i asaj finale në zgjedhjet kombëtare.
Po çfarë ka ngjarë në këto periudha humbjesh?

Sistemi zgjedhor i vendosur në vitin 2008 dhe vajtja të ndarë në zgjedhje të PS-së dhe LSI-së duket se gëzoi më shumë Berishën. I përket atij fraza e famshme – edhe sikur të bashkoheshin dy gjysmat e mollës, ato nuk mund ta bënin dot më të tërën.
Berisha kishte të drejtë në taktikë, por a mjaftonte kjo të shndërrohej në strategji, çka ai e shndërroi fill pas aleancës së vitit 2009 me LSI-në?

Rezultatet e 2009-s bënë që Berisha, që mori pushtetin qendror, t’i afronte një sërë qytetesh aleatit të ri në zgjedhjet lokale të 2011-s, si Elbasan, Lezhë, etj. PD i humbi këto zgjedhje në rang vendi, por LSi arriti t’i çonte votat e saj nga 80 000 në 120 000 në 2011. Ajo i mbajti këto vota dhe jo vetëm kaq. Në vitin 2013, në koalicion me PS, ajo mori vota edhe nga PS edhe nga PD që mbeti në opozitë. E njëjta histori vazhdoi edhe në 2015-n.
Pra, nëse LSI vazhdoi të mbetej në pushtet, PD vazhdoi jo vetëm të mbetej në opozitë, por dhe t’i fironin votat, proces që realisht vazhdoi edhe në 2015 e deri më sot.

Një pjesë e administratës së PD-së, në mënyrë pragmatike, iu atashua LSI-së, që vazhdoi t’i mbrojë në vendet e punës. Kjo ishte humbja e parë e PD-së. Megjithatë, vetë besoj që një pjesë dërrmuese e këtyre votave, që iu shtuan LSI-së, erdhën edhe nga fshati.

Karakteri pragmatik i fshatarit që kishte te LSI-ja një aleat ndoshta edhe më të madh se PS-ja (kjo për shkak të Ministrisë së Bujqësisë dhe subvencioneve të saj) ndikoi pa dyshim në këtë taktikë që favorizoi akoma më tej LSI-në.

Marrëveshja e 18 majit ishte vonë për të ndrequr taktikën e PD-së. Meta, si takticien i mirë, që të nesërmen e aleancës së dy të mëdhenjve siguroi te Berisha mosngacmimin. Kam idenë se Berisha, që është për vete një takticien i mirë, nuk e nuhati rezikun dhe mbajti një neutralitet ndaj LSI-së, duke menduar jo shumë saktë se armiku i vetëm i tij ishte vetëm Rama. Meta mbajti të njëjtën taktikë thuajse edhe me PS-në dhe e filloi sulmin ndaj saj vetëm ditët e fundit. Emisarët e tij nëpër rrethe kanë qenë më të qetë në qëndrimin ndaj PS-së, duke dhënë ndoshta përshtypjen se të mëdhenjtë e politikës po bënin lojë dhe në fund të saj të gjithë do të shkonin në shtëpitë e tyre.

Megjithëse duhet ritheksuar se ishte vonë për të ndrequr këtë taktikë të gabuar 8-vjeçare të PD-së ndaj LSI-së, besoj se ky është shkaku kryesor që çoi në rezultatin katastrofik të PD-së. Ajo kishte filluar gradualisht që nga viti 2011 t’i dorëzonte votat dhe një pjesë të bastioneve të veta te LSI-ja.

Nisur nga kjo analizë, që gjithsesi mendoj që nuk është kurrë e tipit shterrues, PD duhet të kuptojë se me aleancën e vet fluide me LSI-në praktikisht ka vrarë veten e vet.
Kush është fajtori? Natyrisht që Berisha dhe pastaj Basha. I pari që duke iu larguar politikës aktive filloi të humbë reflekset në taktikë dhe Basha, i shquar për dembelizmin e tij, nuk e kuptoi se rrjedhja e votave duhej ndërprerë me çdo kusht, qysh kur mori partinë në dorëzim.

Por a mbetet faji vetëm te këta të dy? Ata që e kritikojnë sot Bashën, thuajse kurrë nuk kanë folur në mënyrë specifike se çfarë kishte ngjarë, apo çfarë do të ngjante nëse nuk ndanin njëherë e mirë hesapet me aleatin që zgjodhën në vitin 2009.

Analiza e mësipërme bazohet, siç e theksova, në historinë e zhvillimit të ngjarjeve nga viti 2008 deri sot. Por një analizë e thelluar, që do të merrte parasysh se sa ka humbur PD-ja vota në fshat, në ata që kanë bërë pjesë në administratën e saj apo thjesht në bastionet e saj të dikurshme, do të jepte një tablo më të qartë të situatës. Gjithsesi, kjo është punë këndvështrimesh. / Konica.al

Next Post
VIDEO/ Rama uron shqiptarët mirmëngjes përmes këtyre pamjeve mbresëlënëse

VIDEO/ Rama uron shqiptarët mirmëngjes përmes këtyre pamjeve mbresëlënëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

December 19, 2025
Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

December 19, 2025
Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

December 19, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni!

December 19, 2025
Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

December 19, 2025
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In