• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku gaboi Obama në lidhje me Iranin

by Java News
19/07/2015 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shlomo Avineri

Të mirat dhe të këqijat e marrëveshjes me Iranin mbi programin e tij bërthamor do të debatohen gjerësisht gjatë dy muajve të ardhshëm, në prag të votimit të marrëveshjes nga ana e Kongresit amerikan. Por i ashtuquajturi, “JCPOA-Joint Comprehensive Plan of Action” (Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës i Veprimit) do të vlerësohet për nga zbatimi i tij, i cili do të marrë vite.

Megjithatë, dy gjëra janë tashmë të qarta. Së pari, dispozitat e dobëta të JCPOA-s, të dyja të vështira dhe të hapura për interpretime kundërthënëse, janë ato që mbulojnë sferat e përputhshmërisë dhe verifikimit. Pra, ka një dozë skepticizmi në lidhje me implementimin e marrëveshjes.

Së dyti, arritja e plotë e një marrëveshjeje në mes të Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania (P5 + 1) tashmë ka filluar të ndikojë në ekuilibrin e fuqive rajonale. Në të vërtetë, është e ligjshme të shtrohet pyetja nëse negociatorët perëndimorë (dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara) ishin të vetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të marrëveshjes në fjalë.

Edhe në këtë fazë të hershme, është e qartë se marrëveshja ka fuqizuar Iranin në nivel rajonal. Pakica Alevite e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad e ka lavdëruar marrëveshjen, duke shtuar se legjitimiteti i rritur ndërkombëtar dhe burimet financiare do t’i mundësojnë Iranit të dominuar nga Shia që të ofrojë mbështetje më të madhe.

Aleati tjetër më i madh rajonal i Asad-it, Hezbollahu Libanez (i klasifikuar nga SHBA si një organizatë terroriste), gjithashtu mbështet marrëveshjen. Rusia e Vladimir Putinit është gjithashtu e lumtur që kanë marrë asistencë nga SHBA-të, megjithatë në mënyrë të tërthortë, në forcimin mbajtjes së Asad-it në pushtet.

Kuptohet, fuqizimi i Iranit i ka vendosur aleatët më të ngushtë të Amerikës në rajon në pozicion tejet të pakëndshëm. Në këndvështrimet e tyre të ndryshme, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende më të vogla, shtetet më të rrezikuara të Gjirit, kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Turqia, një aleat i pasigurt i SHBA-ve në ditët e sotme, por anëtare e NATO-s, mund të jetë shumë e preokupuar me trazirat e brendshme politike për t’u përgjigjur në detaje. Por presidenti, Rexhep Tajip Erdoan, sigurisht është skeptik për marrëveshjen që Obama e përshkruan në terma pothuajse mesianik. Udhëheqja egjiptiane e cila gjithashtu është duke u përballur me sfidat e brendshme, është po ashtu e pakënaqur në lidhje me JCPOA-n.

Dhe, nëse Izraeli përfiton apo humb, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i sigurt në konkludimin e mëtejshëm. “Një ëndërrimtar dinak dhe i frikësuar do të jetë në gjendje të paraqesë marrëveshjen si provë të mëtejshme të izolimit të Izraelit dhe braktisjes nga bota, duke bërë të mundur që ankthin publik ta shndërrojë në përkrahje të zgjeruar politike për qeverinë vetjake”.

Netanyahu mund edhe të ketë sukses në sjelljen se Bashkimit Zionist të Yitzhak Herzog-ut në qeverinë e tij, për të mbështetur koalicionin e tij të brishtë. Krahasimi i tij i kërcënimit iranian me Holokaustin mund të jetë absurde dhe e turpshme, por është politikisht efektive. Asgjë nuk e ndihmon Izraelin më shumë sesa ndërgjegjësimi i elektoratit se gjendet nën rrethim.

Përkrahja e JCPOA-s nga Obama mund të jetë duke ndihmuar Netanyahu-n në këtë drejtim, në sajë të disa pretendimeve historike që mund të jenë edhe më të dyshimta se argumentet e tij në lidhje me politikat bërthamore të Iranit. Në disa nga deklaratat e tij, dhe në intervistën e tij të fundit me Thomas Friedman për “New York Times”, Obama e krahasoi marrëveshje me Iranin me atë të hapjes së Richard Nixon-it ndaj Kinës, në vitin 1972.

Ky është një pretendim i qëlluar dhe joshës. Por është gjithashtu çorientues. Sekretari i shtetit në kohën e Nixonit, Henry Kissinger, ndoqi një strategji të shkëlqyer për të dobësuar komunizmin, duke shfrytëzuar shpërbërjen Sovjetike.

Duke rivalizuar burrështetasin francez, Cardinal Richelieu, Kissinger e ndihmoi fuqinë më të dobët kundër asaj më të fortë. Asnjë strategji e tillë gjithëpërfshirëse nuk ndërlidhet me politikën e Obamës, edhe pse ajo mund të jetë e justifikuar në baza më të kufizuara për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Në këtë intervistë me Friedman, Obama gjithashtu pohoi se duhen përpjekje për të kuptuar historinë dhe kulturën iraniane. Kjo tingëllon si diçka jo e pazakontë, e padëmshme, derisa të kuptohet mendimi i Obama-s. “Fakti është se kemi qenë të përfshirë në përmbysjen e një regjimi të zgjedhur në mënyrë demokratike në Iran”, thotë ai, duke iu referuar grusht-shtetit të vitit 1953, që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Mohammad Mosaddegh.

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara “kanë ofruar mbështetje në të kaluarën për Sadam Husein-in, kur ai përdori armë kimike kundër Iranit”. Prandaj, sipas Obamës, iranianët kanë “shqetësimet e tyre të sigurisë dhe rrëfimet e tyre”.

Ky është një pretendim jashtëzakonisht johistorik. Në mënyrë të ngjashme, dikush mund të pretendojnë se Gjermania kishte “shqetësimet e sigurisë dhe tregimet” e veta gjatë krizës së Mynihut, në vitin 1938. A është Obama duke sugjeruar se SHBA-të do të duhej të ofronin mbështetje për Mosaddegh në mesin e Luftës së Ftohtë, ose të anonin ndaj Iranit gjatë luftës Iran-Irak në vitin 1980?

E gjithë kjo mund të tregojë diçka thelbësore në lidhje me qasjen e Obamës ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Para së gjithash, përderisa fokusi i palodhur i negociatorëve të tij në çështjet para tyre, centrifugat, nivelet e pasurimit, fati i karburantit të shpenzuar dhe kështu me radhë, pa dyshim se krijoi mundësitë që marrëveshja të arrihet, “suksesi” ndaj kësaj qasjeje ka lënë të ardhmen e rajonit të mjegulluar më shumë se kurrë më parë.

(Autori është profesor i Shkencave Politike në Universitetin Hebre të Jerusalemit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Izraelit, ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Izraelit nën kryeministrin Yitzhak Rabin )

 

Next Post

Ekspozitë për Romanovët në katedralen e Shën Savës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

October 27, 2026
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

October 27, 2026
VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In