• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ku fshihen “kokat” e krimit? Ja kush janë personat më të kërkuar nga policia

by S T
22/07/2024 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasjet e dhunshme mes bandash, hakmarrja, prishja e pazareve të drogës janë ndër arsyet kryesore që në Shqipëri bota e krimit ka numëruar me dhjetëra viktima. Pas ekzekutimeve të pamëshirshme dhe atentateve të mirëorganizuara, gjithnjë porositësit, organizatorët dhe ekzekutorët përpiqen të humbasin gjurmë në mënyrë që t’i shpëtojnë policisë.

Jo në pak raste saga e vrasjeve ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.

Po cilët janë personat më të kërkuar nga policia e shtetit?

Vjedhja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit mesditën e 9 prillit të vitit 2019 ishte një nga ngjarje e bujshme ku pjesëmarrës në këtë grabitje ishte Talo Çela, një person që policia ende nuk e ka arrestuar. Gjithashtu ai dyshohet se është përfshirë edhe në masakrën e Bradasheshit ku viktimë mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Çela dyshohet edhe për disa atentate të tjera dhe ndaj tij rëndojnë vepra të rënda penale. Pavarësisht se Policia ka bërë disa herë aksione të shumta për kapjen e tij, por pa rezultat. Një tjetër emër i shumëkërkuar është Jani Alia, ekzekutori i Elton Çiços brenda një lokali në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Përplasja mes tyre nisi në burgun e Koridhalosë në Greqi dhe pas lënies së qelisë Çiço i bëri disa atentate pasi kishte mësuar se Alia ishte vrasësi i shokut të tij të fëmijërisë.

Prej gushtit të vitit 2022 mbetet mister zhdukja e Ervis Martinajt. Ende policia nuk ka një përgjigje mbi fatin e tij. “Mbreti” i lojërave të fatit nuk dihet nëse u tradhtua nga të ashtuquajturit miqtë e tij apo u eliminua nga kundërshtarët. I shumëkërkuari Martinaj, një emër i lakuar shpesh pas vitit 2013 është i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, por ka edhe dyshime për disa atentate të tjera për të cilat organet e drejtësisë nuk arritën kurrë të provonin përfshirjen e tij.

Disa prej ngjarjeve të bujshme ku del emri i Ervis Martinajt është vrasja e bankierit Artan Santos, vrasja e Enton Niksës, vrasja në ish-bllok ku mbeti viktimë Fabiol Gaxha. Dritan Syziu i njohur si kreu i bandës së Mirditës është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një efektivi. Prej 24 vitesh vijon të jetë në arrati. Në qershor të viti 2000 Syziu së bashku me disa persona të tjerë vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së Mirditës.

Por jo çdo gjë shkoi sipas planit, pasi roja i objektit njoftoi menjëherë policinë për atë që po ndodhte. Shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe iu kërkuan autorëve që të dorëzoheshin, por këta të fundit nuk u bindën dhe hapën zjarr në drejtim të uniformave blu duke lënë të vdekur efektivin Gjon Paçuku dhe të plagosur tre të tjerë.

Një tjetër emër është edhe Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, një nga bosët më të mëdhenj të drogës që kërkohet edhe nga Italia për trafik kokaine. Aktualisht dyshohet se qëndron në Dubai, ku para disa kohësh u ndalua, por nuk dihet se si i shpëtoi drejtësisë pasi u la i lirë. Sipas autoritete italiane Dizdari është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Dizdari dyshohet të jetë i përfshirë edhe në ngjarjen në ish-bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, në tetor të vitit 2018. Ai u konfliktua me Ervin Matën për një borxh financiar të pashlyer. Një tjetër personazh i botës së krimit i cili u arrestuar në Dubai, por më pas është lënë i lirë është Plaurent Dervishi. Ai është kunati i Lulzim Berishës si dhe një nga personat kryesor të bandës së Durrësit.

Dervishi u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 2005, atë ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe ndaj Klodian Saliut. Gjithashtu është në kërkim edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në Durrës në vitin 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku. Kohët e fundit Dubai konsiderohet si foleja e “kokave” të krimit, ku shumë shqiptarë të shpallur në kërkim po gjejnë strehim, duke ditur që vendi ynë has vështirësi për të bërë të mundur ekstradimin e tyre pasi nuk ekziston një marrëveshje e tillë mes palëve./ Euronews Albania

Next Post
Vorë–Hani i Hotit drejt ratifikimit, diskutohet kredia 100 milionë euro

Vorë–Hani i Hotit drejt ratifikimit, diskutohet kredia 100 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com