• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku është ngjashmëria e dy diktatorëve shqiptarë Sali-Enver?

by Spartak Ngjela
24/07/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Historia përsërit vetveten.
Kjo tani është një tezë e njohur dhe e shumëpërdorur teorikisht, se është e vërtetë.
Në funksion të kësaj teze shumë diktatorë apo tiranë, e kanë kthyer historinë me përsëritje në shumë vende e popuj të ndryshëm
Po në Shqipëri?
Ka disa raste të tilla edhe në Shqipëri. Por më e afërta është kjo.
l.
Në Shqipëri janë dy diktatorë që historia i ka sjellë po njëlloj: Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Domethënë ajo ka përsëritur vetveten.
Diktator i kohëve moderne do të thotë: një individ që kërkon sundim, që nuk e pranon ligjin dhe që ka psikikë të pushtuar nga deliri i madhështisë, i cili e sundon në çdo çast. Me një ndërtim të tillë, ai vret çdo kundërshtar që e sheh se i rrezikon sundimin.
Po ku është ngjashëria e të dy diktatorëve shqiptarë?
Të dy, edhe Hoxha edhe Berisha, kanë ardhur në pushtet nga afrimi i tyre me Beogradin.
Hoxha e shtrihu tërësisht Partinë e tij me Influencën Serbe në vitit 1942-1945, por edhe me angloameikanët.
Po Berisha?
Po njëlloj, sepse, edhe ky, në vitin 1992, erdhi në pushtet në Shqipëri, në krye të Partisë Demokratike, i ndihmuar nga lobi serb në Amerikë, dhe drejtpërsëdrejti nga kryetari i lobit serb Lawrence Sidney Eagleburger, që ishte edhe ndihmës Sekretari i Shtetet në Uashington. Një filoserb i tërbuar ky, i cili ia bëri pajë Shqipërisë Saliun, një individ të sëmurë që ka sjellë këtu vetëm shkatërrim dhe agresivitet politik, me tendencën e plotë të shkatërrimit të Shqipërisë. Por nuk e realizoi dot, dhe tani po vërtitet në jerm dhe me një frikë që e ka pushtuar semos e arreston ligji amerikan.
ll.
Po çfarë po ndodh tani në Shqipëri në këtë situatë që duket se po shkon kundër korrupsionit?
Është një situatë e çuditshme, por sërish brenda konceptimit se historia përsërit vetveten.
Berisha doli nongrata edhe në Britani. Madje me akuzë shumë të rëndë.
Po Saliu si u përgjigj por ishte e njëjta valle me muzikë të mesjetës së hershme.
Asgjë.
Sali!, duhet ta kuptosh se akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.
Po Saliu?
Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.
Historia përsërit vetveten. Sigurisht.
Po pse, edhe nongratën britanike në një gkykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!
Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër. Sepse Saliu i ndruhet faktit që, në një gjyq publik, publikohen të gjitha provat, dhe Saliu, pasi shkon në një gjykatë britanike të vërë vetullat, humbet aty edhe sytë.
Por çfarë pritet të ndodhë?
Prisni dhe shikoni.
Por, Saliu na thotë që Londra, duke goditur Saliun, po kërkon të shkatërrojë opozitën.
Thotë Saliu, por, në fakt, është e kundërta: goditja me eliminim politik kundrejt Saliut, e forcon në Shqipëri opozitën tej mase dhe dobëson Edi Ramën. Madje, akuza britanike është shumë serioze, se ajo e akuzon Saliun si bashkëpunëtor me krimin ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe Britanisë.
Atëherë, sërish…
Prisni dhe shikoni…

Next Post
FOTO/ Meta nuk “harron”, bën shqiponjën dhe largohet nga Presidenca në këmbë pas përshëndetjes me Begajn

FOTO/ Meta nuk "harron", bën shqiponjën dhe largohet nga Presidenca në këmbë pas përshëndetjes me Begajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

July 23, 2026
VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

July 23, 2026
Gjekmarkaj përplaset me Vengun për Reformën Territoriale: Kurrë nuk kam nxitur urrejtje, je një  gënjeshtar dhe abuzues!

Gjekmarkaj përplaset me Vengun për Reformën Territoriale: Kurrë nuk kam nxitur urrejtje, je një  gënjeshtar dhe abuzues!

July 23, 2026
Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër dalja në det për të gjitha mjetet lundruese!

Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër dalja në det për të gjitha mjetet lundruese!

July 23, 2026
“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë të kënaqur

July 23, 2026
Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

July 23, 2026
Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

July 23, 2026
Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

July 23, 2026
PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 23, 2026
Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In