• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku e ke protestën që do mbahej të hënën Sali Berisha?

by Ardit Rada
28/06/2022 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Qëkurse ky vend njeh Dhimitër Farin dhe Hamza Kastriotin, u desh të përballej me shembëlltyrën e tyre. Në daç për tradhti, në daç për pasurim e në daç për krime, që është gati të kthehet në Kain për pushtet. Sali Berisha me zell të madh njoftoi pasditen e së dielës një protesë madhështore të maturantëve, protestë kjo që nuk ndodhi hiç.

Ata që e ndjekin, dhe ata që u del para se i sponsorizon postimet në Facebook me “lekët imagjinare të republikanëve” që i premtoi Kokalari apo të Gërdecit që realisht ka ndodhur, mezi kanë pritur të shohin se ç’do të ndodhë.

“Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!” – thoshte kreu de facto i PD-së teksa pak orë para tij e para e dha kushtrim deputetja Ina Zhupa.

Qesharake të hënën ishte pjesa se ngelësit dhe të pakënaqurit ishin rreth 1,700. Të pamundur si numër për t’i mbushur sheshin Saliut. Ata madje kishin zhvilluar një takim me Evis Kushin e cila nën cilësinë e ministres u kishte garantuar ‘facilitetet’ brenda ligjit dhe ishin marrë vesh.

Tani problemi i parë është sjellja e medias me Saliun. Të gjithë raportojnë ‘kushtrimin’ por askush faktin se protesta as u ndez, as u bë. E aq më pak pa kthim, siç thotë Saliu.

E dyta, a duhet marrë ky fakt si dështim i aksionit të tij politik? Pa dyshim që po, jo vetëm i Berishës, por i të gjithë opozitës. Sepse kemi të bëjmë me një thirrje nga deputetja e Lulzim Bashës, që Sali Berisha e përkthen jo vetëm si iniciativë të tij, por edhe sikur është personi që me një Facebook ku ka blerë mijëra fansa pakistanezë, do t’i mbushte sheshin maturantëve.

Së treti, përse në shesh (dhe në cilin shesh) nuk ishin këto njerëzit e PD-së që do mbështesin maturantët? Se normalisht, të shkonin këta “mbështetësit pa kthim”…

Sali Berisha e kaloi të hënën me postime nga një aktivitet që e kishte ftuar qeveria e Maltës. Më saktë për ata që s’e ndjekin: Rrinte si merhum te katedralja e Shën Palit, mes 20 të tjerëve. Ai po bën sikur nuk e kupton se 40-vjeçarëve të sotëm u ka hyrë në hak duke ua lënë prindërit pa punë e familjet pa bukë ato vite sa ka qeverisur ai. Brezin e 20-vjeçarëve s’e gënjen dot të çohet e të pranojnë Albana Vokshin e Belind Këlliçin si ciceronë. Për 60 vjeç e lartë dihen, se e ka akuzuar shumicën e tyre që në 1992 si sigurimsa… Dhe koha kur mbusheshin me detyrim sheshet me shkollat 8-vjeçare ka ikur. Madje as Kokalri s’ka mundësi ta ndjekë se çau ferrën dhe iku në Amerikë. Ndaj Maltën me 500 mijë banorë e ka tepër për t’u englendisur.

Aq sa shqiptarëve u ka nxirë jetën e i ka futur nën dhé Saliu në 13 vite që ka qeverisur!

Next Post
16 viktima nga sulmi rus në qendrën tregtare në Ukrainë, reagon Blinken: Bota është e tmerruar

16 viktima nga sulmi rus në qendrën tregtare në Ukrainë, reagon Blinken: Bota është e tmerruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In