Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga Samiti i NATO-s në Bruksel, ku ka qenë i pranishëm ditën e djeshme.
Në foto shihet që Rama është takuar me liderët kryesorë të botës, por mungon një foto shtrëngimi duarsh me Donald Trump.
Për këtë arsye, komentuesit e kanë ngacmuar se ku e ka foton me Trump.
Ja si iu përgjigjet Rama komentuesve:
Komentuesi: Ti ishe kunder natos mo edo, tu lezetua tani? Mire qe sje vesh si ylber. A ju dha faturen trumpi?
Edi Rama: Kur kam qene une kunder Natos Elton apo keshtu te ka ardhur fjala nga kazani i Shqupit?✌️ Sa per veshjen e Trumpin me mire mos flasim se as te paren as te dytin, nuk i kupton dot po i pe nga dritarja e Shqupit😂😂😂
Komentuesi: Si kalove nga muri?? .. Se ketu thane qe nuk te lane te futeshe.
Edi Rama: 😂😂😂
Komentuesi: Shyqyr qe paske vu kollare z. Kryeminister se vetem aty ju kishte mbetur te kapeshin keta “demokratet tanë” ! 🙂 Suksese !
Edi Rama: Ata jane shquar gjithnje per shijen ne veshje😂
Komentuesi: Qytatari dixhital na njofton se nuk iu kishin lene te hynit me bizhama 😂😂
Edi Rama: Jo, s’isha me bizhama sic thot qytatari, po me hicbizhama😂😂😂
Komentuesi: Ke tu mir po dikesh kryminister e me ni foto tjeter pa kustum si ni kujshi i jem ma qove mallin aj i ngrati asht ashtu
Edi Rama: Brahim, mos u merr me kustum a pa kustum po shiko te merresh me ndonje gje qe e kupton me mire😂
Komentuesi: Hahaha as doren spaske arrit me ja dhone Trumpit… Thoshte gjyshi im rafmet paste eshte bela e modhe kur te flet goja para menjes… Nejse shyqyr qe te begenisi Cipras…
Edi Rama: Ka pasur te drejte gjyshi, ti je rast tipik i te folures se gojes para mendjes ne kete rast😂 Po nejse, qe te rrish pa merak, jo vetem shtrenguam duart po edhe biseduam Rajmond✌️ /b.d