• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku e gjen guximin”/ Spiropali i kthehet Bashës: Komisioni për Inceneratorët nxorri të vërtetën, kryetarja drejtonte gishtin si karikaturë…

by
24/02/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ju përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për inceneratorët.

Spiropali tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët tregoi se opozita ka gënjyer qytetarët për muaj me radhë për aferën 430 milionë euro.

“Keqardhje kur i shoh të dy, njëri ngjitet, tjetri zbret, por në fakt janë të dy të rrëzuar dhe nuk e kuptojnë. Zoti Lulzim Basha nuk e kuptoj ku e gjeni guximin të ngriheni këtu e të përsërisni të njëjtën kasetë, kur dje në epilogun e komisionit Hetimor për inceneratorët, u pa qartë se si ai komision duhet të ishte pagëzuar më mirë komisioni i malit, që polli disa miush. Është e qartë për të gjithë shqiptarët sot, është në sytë e tyre, fakti që keni gënjyer, fakti që keni mashtruar, fakti që u nisët për të nxirë, por në fakt zbardhët cështjet e impiantëve të mbetjeve. Faleminderit për ngritjen e atij komisioni, se më në fund qytetarët patën mundësi të dëgjojnë me veshët e tyre e të shohin me sytë e tyre se si ju jeni një opozitë jo serioze. Jo vetëm e thërrmuar në disa grimca, por dhe grimca pa pikë besueshmëria. Kryetarja e komisionit e nisi duke ngritur gishtin si hetuese dhe me një vetëkënaqësi në fytyrë, p[or dje e pamë si mbante kokën ulën dhe lexonte mesazhet që vinin e rralloheshin.

10 orë në epilog kryeministri, në një akt të paprecedentë, për zbardhjen e plotë, jo se ju detyroheshim ju, se ju e keni humbur për ne, por ne dhamë një shembull për publikun. Kthehuni disa vite më parë dhe përfytyrojeni kryeministrin e asaj kohe të dalë para një komisioni dhe t’i kthejë përgjigje Felajt, Denajt apo muaj, pas vrasjeve në bulevard. Përfytyrojeni një komision hetimor për Gërdecin, ku 10 orë përgjigjet për vrasjet e qytetarëve të pafajshëm. Jo në kohën e Zogut kjo, po vetëm disa vite më parë. Ne e votuam komisionin hetimor, edhe pse mund të kishim një rrugë tjetër. Kjo është rruga jonë dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh e jush, ndryshim që qytetarët e kanë votuar, e ju kanë dhënë juve humbje pas humbje, sepse ju nuk mësoni nga gabimet tuaja. 420 milionë euro të vjedhura, thoni ju, ku i keni? Ajo 7 herë baras 42 e paska pasur bishtin mbrapa dhe shumë të gjatë madje. Bishti i kësaj dardhe qenka shumë i gjatë. Edhe hunda e Lulzim Bashës zgjatet e zgjatet pafundësisht, po deri ku do të shkojë kjo hundë? 420 milionë euro dhe e thotë me ton që ta besojë edhe vetë. Mëson ato teknikat e frymëmarrjes, që mos t’i merret goja.

 

 

Tani vijojmë me ato gënjeshtrat e tjera, 17 vendime qeverie në një ditë, vjedhje e madhe, kush i ka bërë? Dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë. Të gjitha ministritë kanë bërë detyrën e tyre sipas ligjit. Ne nuk i ikim përballjes, përkundrazi përballja për ne është mundësi për të treguar se kërpudha e tymit në Elbasan, që merrte jetë njerëzish, sot nuk ekziston më. Plehrat e Sharrës, që jo të gjallët, por dhe të vdekurit nuk i linin të preheshin në paqe, sot nuk ekziston më, por është një landfill normal. Kjo është e vërteta. Ju ngatërroni koncesionet me PPP, që nuk kuptoni apo nuk doni të kuptoni, që ku ku sa rëndë për ju, që Tirana nuk është PPP, por është koncesion, buxheti i shtetit nuk jep asnjë lekë për të, por ka tarifë 29 euro për ton dhe jo 38 ton, siç do Lulzim Basha. Ne nuk bëjmë gabime, si Basha, se duam të jemi të vërtetë me veten, detyrën e qytetarët. Ky është ndryshimi. Rama tregoi durim të pafund përballë të një kryetareje, që të kujtonte karikaturën e asaj kohe, dhe u provua një e vërtetë, që ju keni gënjyer”, tha Spiropali.

/b.h

Next Post
Gjekmarkaj ironi me Inceneratorët: Presidenti të dekorojë tre të fshehurit dhe qeveritarët që…

Gjekmarkaj ironi me Inceneratorët: Presidenti të dekorojë tre të fshehurit dhe qeveritarët që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In