• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku do të strehohen? 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, mes tyre 11 foshnje

by
27/08/2021 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes.

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.

Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës

Pas mbërritjes në Rinas, grupi i qytetarëve afganë qëndroi fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit ushtarak, ku atyre do iu ofrua dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa kryen dhe formalitetet burokratike.

“Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, deklaroi nga aeroporti, ku kishte dalë për t’i pritur, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, e cila ka ndjekur që në fillim të gjithë procesin e përgatitjeve për pritjen e tyre.

 

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Pas orës 06.00 edhe qytetarët e fundit afganë, përmbyllën procedurat për t’iu drejtuar strukturave hotelier në Durrës ku ata do të qëndrojnë.

“Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Bashkë me ministren e jashtme shqiptare, siç e bëri të ditur dhe vetë përmes një postimi në Twitter, ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

“Pritëm grupin e parë të afganëve që janë në kërkim të një strehimi të përkohshëm në Shqipëri. Siç ka bërë gjithmonë, populli shqiptar dhe një herë ofroi mikpritje dhe mbrojtje ndaj kujt ka nevojë më shumë. Jemi krenar t’ju quajmë miq dhe aleatë”, shkroi ambasadorja Kim.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë.

Prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij.

“Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar, deklaroi ministrja e Jashtme.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Zonja Xhaçka, nënvizoi se veprimi i Shqipërisë nuk kishte të bënte vetëm me mikprtijen dhe traditën e saj, por se “bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundëshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri.

/b.h

Next Post
Rreshje shiu në fillimjavë, ja si do jetë moti

Ulje temperaturash! Në këto zona do ketë reshje shiu, si do të ndryshojë moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

February 4, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

February 4, 2026
Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja cilat janë kriteret që duhen plotësuar

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, ja arsyeja

February 4, 2026
Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

February 4, 2026
Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

February 4, 2026

Sindikata e gjykatësve, si parti politike

February 4, 2026
Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

February 4, 2026
Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In