Komisioni Rregullotar në KQZ vendosi me 4 vota pro (Muharrem Caka kundër) që në zgjedhjet e 11 majit të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.
Ishte përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, ai që propozoi që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhej vetëm në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.
Komisioni Rregullator ndërpreu mbledhjen deri në një moment që do të kishte një përgjigje nga Kryekomisioneri Celibashi për këtë kërkesë të PD dhe nëse do të kishte një dakordësi edhe nga PS.
Ndërsa Komisioneri Shtetëror në propozimin fillestar për Komisionin Rregullator ka propozuar që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të zhvillohej në disa njësi në Tiranë dhe Bashkinë Vorë.
Përkatësisht: në Njësinë Administrative nr.1
Njësinë Administrative nr.3
Njësinë Administrative nr.5
Njësinë Administrative nr.8
Njësinë Administrative nr.9
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë
Njësitë Administative, Bërxull, Prezë si dhe në bashkinë Vorë