• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku do e çojë opozitën “tymi” brenda Parlamentit?

by A R
03/11/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e 2 nëntorit do mbahet mend për dinamizmin e skenave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët shqiptarë të opozitës shkaktuan bujë duke u përpjekur të ndërpresin seancë në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është një sundim gjithnjë e më autoritar nga socialistët në pushtet.

Me një veprim jo fort të zakontë – duke bërë karriget “kapic” – deputetët demokratë i lanë kolegët mazhoritar në këmbë.

Teksa seanca vijonte – mes zhurmës – deputeti Ervin Salianji hodhi tymues brenda sallës.

Megjithatë, edhe pse seanca filloi me vonesë 73 ligjvënësit socialistë votuan pro 21 projektligjeve.

Ish- kryeministri Sali Berisha, kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike e përshkroi përleshjen në parlament si një “grevë të përkohshme” dhe tha se demokratët do të vazhdonin me veprime të tilla për sa kohë që “parlamenti i turpshëm” vazhdon të ecë përpara.

Sa ju përket këtyre diskutimeve jo fort të zakonta, Albanian Post ka komunikuar me njohës të politikës.

Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lelën, “kjo është një nga rrugët”.

Sipas tij “autostrada me 8 korsi e demokracisë funksionale, është mbyllur”.

“Po përdor numrin 8 si simbolikë, sepse kaq është numri i refuzimeve të Komisioneve parlamentare që shumica ia ka refuzuar Partisë Demokratike. Diversioni nga ana tjetër është një, i përhershëm dhe anti-demokratik: t’i caktojmë opozitës kreun e grupit parlamentar”.

Ndaj thënë me fjalë të tjera “plumbi del me plumb” ose, siç Lela ravijëzoi për AP, “radikaliteti opozitar në parlament i përgjigjet radikalizmit në qëndrime të qeverisë”.

Ndërsa për analistin Artur Zheji ky është një show më shumë për ndërkombëtarët.

Kjo, sipas tij “është vetëm maja e ajsbergut e asaj që Berisha thotë se unë jam i zoti të bëj dhe mundet që Shqipëria të destabilizohet”.

Në të njëjtat ujëra qëndron dhe analisti Ergys Mërtiri.

“Retorika e doktorit gjatë këtyre viteve ka qene kjo që në qoftë se ju më prekni mua do të keni demokratët, do të përballeni me uraganin e demokratëve. Ndërkohë, uragan nuk ka dhe ai po krijon stuhi në gotë. Gota është parlamenti”.

Vetë Berisha është shprehur se aksioni opozitar realizohet për kthimin e të drejtës kushtetuese.

Dhe për Lelën, ky akt politik i opozitës ka qëllim “të rikthejë parlamentarizmin e munguar, demokracinë e cunguar, pluralizmin e asgjësuar”.

“Nëse arrin këtë ka arritur diku. Përndryshe është një maskë Halloween-i për qeverinë”.

Nuk përfundon këtu. Sipas tij, gjithashtu “energjizon bazën, sepse u jep të kuptojnë se edhe ‘elitat’ e partisë janë duke sakrifikuar”.

“Kjo është përpjekje për të futur në shina procesin dhe legjitimitetin e opozitës në parlament. Nuk mendoj se deputetët e opozitës janë ‘laca lagjeje’ që duan t’u bëjnë karshillëk ca lacave të tjerë. Duhet kuptuar se dhuna nuk është diçka vetëm lëndore, pra që shihet me sy. Dhunë është edhe kur dikush nuk të prek me dorë por të pret ujin, dritat, të pret rrugën për të shkuar në shtëpi”.

Ky shembull, sipas tij është për të “krahasuar se si ndihet opozita kur i presin rrugët e funksionimit normal”.

Trazirat në parlament nisën për herë të parë dy javë më parë, dy ditë përpara se prokurorët të akuzonin Berishën e Partisë Demokratike për korrupsion sa i takon privatizimit të ish- klubit Partizani.

Ama, nuk dihet kur do përfundojë me mazhorancën përballë që vijon planin qeverisës…

Next Post
Nga rruga Milot-Morinë te zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanës / Projektet kryesore që të buxhetit 2024

Nga rruga Milot-Morinë te zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanës / Projektet kryesore që të buxhetit 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuza për vjedhje nga policia e prokuroria, Gjergj Luca: Veliera është pronë e “Rozafës”

VIDEO / ‘Merrni nënat e veshura me të zeza të Gërdecit dhe..’, Luca i përgjigjet Berishës dhe Garos: O gopsha…

June 16, 2026
Vrasja e Renis Dobrës, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas dhunës mes të dyshuarve

Vrasja e Renis Dobrës, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas dhunës mes të dyshuarve

June 16, 2026
Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

June 16, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

U përjashtua për 1 muaj nga punimet e Kuvendit, Shehaj: Nuk ma mbyllni dot gojën…

June 16, 2026
FOTO | Peshkaqeni mbi dy metra i gjatë kapet në bregdetin e jugut

FOTO | Peshkaqeni mbi dy metra i gjatë kapet në bregdetin e jugut

June 16, 2026
“Çmime më të lira se në vendet e tjera të rajonit”, Le Figaro: Shqipëria, destinacioni më dinamik i Mesdheut

“Çmime më të lira se në vendet e tjera të rajonit”, Le Figaro: Shqipëria, destinacioni më dinamik i Mesdheut

June 16, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha për Ramën: Mashtrues 2 km i gjatë, ka udhëtuar 140 herë me paratë e shtetit

June 16, 2026
“Lady Gucci” fiton betejën ligjore për trashëgiminë 20 milionë euro, gjykata shpall të pavlefshëm testamentin e nënës

“Lady Gucci” fiton betejën ligjore për trashëgiminë 20 milionë euro, gjykata shpall të pavlefshëm testamentin e nënës

June 16, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

June 16, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 Qershor 2026

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In