• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ku dhe kush janë “banditët” që kërkon Ilir Meta

by Ardit Rada
25/02/2021 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Thirrja e një gazetari shtatë vite më parë, se ‘qelbësirat’ duhet të bashkoheshin kundër Berishës, iu kthye refren këtij të fundit si justifikim për humbjen në vitin 2013. Madje edhe për ta anatemuar koalicionin, e kryesisht për të shigjetuar Ilir Metën në bashkëqeverisjen që nisi me Edi Ramën. Sot, duket se Sali Berisha është distancuar nga formimi i koalicionit të Partisë Demokratike duke ia faturuar Lulzim Bashës rezultatin e 25 Prill, cilido qoftë ai. Ndërsa Ilir Meta ‘qelbësirat’ i ka zëvendësuar me fjalën ‘banditë’. Deklarata e një dite më parë e Presidentit, se shqiptarët duhet ta fshijnë nga faqja e dheut partinë e të shoqes nëse kandidon banditë, nuk ka qenë ndonjë çudi. Është e qartë se nënkuptonte PS-në, që ende s’ka nxjerrë një emër kandidati përveçse ka konfirmuar shumicën e listës aktuale të pastruar me kohë nga dekriminalizimi.

Vetë Ilir Meta e di se banditët nuk orvaten për t’u futur në listat e LSI. Maksimumi e takojnë nëpër dasma e sebepe për foto, që ta kenë si pasaportë imunteti kur t’i ndalë policia rrugore. Apo ndonjë ish i dënuar për mashtrim në Tiranë që LSI e shet si prurje të madhe nga radhët e PS-së. Së paku deri tani, fatmirësisht këta nuk janë kandidatë. Por Ilir Meta ka harruar ta lëshojë mallkimin për fshirje nga faqja e dheut ndaj të gjithë opozitës. Fundja a nuk ka pranuar hapur ai se qëndron krah saj dhe ka bekimin e tij për qeverisjen e nesërme? Ky nuk është më një sekret. E pra qelbësirat apo banditët Meta duhet t’i kërkojë tek të gjithë ata që sipas tij do të prodhojë shumicën nesër. Fjala bie, Lulzim Basha ka kthyer në koalicion Artur Roshin e Ballit Kombëtar Demokrat, që vijon të marrë rrogën nga Kuvendi si deputet. Ky është banditi i parë, i damkosur nga Presidenti. Tani nuk i kërkojmë dot llogari Artur Roshit pse paraardhësit e tij vranë Ali Demin apo Kajo Karafilin, ama Presidenti e ka thënë me zë dhe figurë se opozita e Kuvendit është jolegjitime dhe se do t’i shpërndajë ata banditë…

I dyti është një emër i lakuar në Shkodër që ëndrra për t’u bërë politikan e tradhtoi dhe e bëri personazh të kronikës së zezë. Lulzim Basha, që sipas Metës ka mbajtur qëndrime koherente dhe që e ka bërë Presidencën si hani i Stavrit këto tre vitet e fundit, ka bërë koalicion dje me Mustafa Licin, kryetar i Partisë së Mendimit të Djathtë Liberal. Si dhe kush është shtetasi në fjalë, kërkojeni në Google. Por si duket sot për opozitën dhe Metën nuk është më bandit përderisa ishte i pari që sfidoi OFL-në. Dhe të gjithë e dimë alergjinë që kanë Basha dhe Meta për gjykatat, organet e reformës dhe ato të zbatimit të ligjit. Ndaj edhe sot mund t’u duket si ‘hero’.

Banditi i tretë sipas kuptimit në fjalor, është vetë Ilir Meta. Këtë vit, e ka ulur stekën. Trafikon brenda për brenda familjes.
Më saktë, mori ish-kryetarin e SHISH të kohës së Nanos dhe Berishës, dhe e bëri zv.ministër Transportesh gjatë qeverisjës me Edi Ramën. Pastaj kur u bë Presidenti, e mori këshilltar për Sigurinë në Kabinetin e tij. Tani ia ka çuar Bahri Shaqirin të shoqes për kandidat në Shijak dhe i mori Edmond Panaritin nga kandidat dhe ish-deputet, për shef Kabineti.

Pak më vonë, Shemsi Prençin që ia kishte marrë PD-së gjatë qeverisjes me Ramën dhe e kishte vënë shef Emergjencash, e mori në Presidencë disa muaj. Tani ia dha LSI-së se mos mbledh ndonjë votë si kandidat, meqenëse emergjencat i ndriti! Dhe kur, pa? Pikërisht ditët që vajtonte për rrugët e zëna nga dëbora, mbeti vetë pa këshilltar të kësi punësh. Sakrificë e madhe. Por a nuk është trafiku zanati i banditëve? Pa shtjelluar tipare të tjera të banditizmit si gjyqi i tij për korrupsion me Dritan Priftin, thirrjet për dhunë dy vite me radhë, apo kërcënimi ndaj gazetës “Tema”. Aq më keq kur tenton të bëjë hile para shqiptarëve me deklarata sikur i erdhi e papritur që iu dorëhoqën këshilltarët për ‘angazhime të reja në të ardhmen’.

Një ankesë kishte me vend në konferencën e djeshme Ilir Meta, se mediat s’po ia transmetonin të plotë fjalën. Dhe me të drejtë: Mjerë ata që nuk e ndjekin nga fillimi në fund, të marrin vesh kush janë ata që do sjellin Republikën e Re… Apo si quhet kjo e kësaj radhe?!

Next Post
Me një listë të përbashkët/ Ish-kryeparlamentarja: Bashkohemi që qeveria duhej të ishte rrëzuar prej kohësh

Marrëveshja me Patozin, Topalli: Përpjekje e përbashkët për të maksimizuar votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In