• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku çalon logjika e akuzave, se Altin Dumani e ka personale me Arben Ahmetajn?

by A R
30/07/2024 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në daljen e tij të fundit në televizionin e familjes Berisha, Arben Ahmetaj ka akuzuar dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Sipas tij, Dumani e ka personale betejën ndaj Arben Ahmetajt, sepse ky i fundit i paska bërë karshillëk Edi Ramës.

Tani, ajo që dihet publikisht, është fakti se Altin Dumani nuk ishte “kandidati i Ramës” për në krye të SPAK.

Ai donte emërimin e dikujt tjetër në atë post, por Dumani u vu në krye të SPAK pas lobimit të fortë amerikan.

Dumani veç “mik” i Ramës nuk mund të jetë, jo vetëm për këtë arsye, por dhe se po i heton gjithë Qeverinë, madje dhe vëllanë.

Ndaj logjika e Ahmetajt kur akuzon Altin Dumanin se e ka personale me të, për hatër të Edi Ramës, është e dobët dhe nuk qendron.

Pjesë nga akuzat e Ahmetajt ndaj Dumanit

Peka: Është shprehur Altin Dumani se, e ka personale me ju, pasi ju i keni bërë karshillëk kryeministrit?

Ahmetaj: Është shprehur, nuk e di unë se çfarë quan ai karshillëk. Ai është shprehur se e ka personale. Kë ka personale.

Peka: E keni njohur ju përpara?

Ahmetaj: Zero. Unë i sugjeroj si të dojë ai ta marrë, si qytetarë, si i kërkuar nga drejtësia e Ramës, si i arratisur, siç e përdorin, si të dojë. I sugjeroj që një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione, as negative, as pozitive ndaj një qytetari, një të investiguari, një të akuzuari, apo një të arrestuari. Si të duash ti. Jo nuk i lejohet. Po do ta mbajë personale me mua, unë i sugjeroj që jo. Po të dojë le ta mbajë, por i sugjeroj që jo, sepse është shkelje themelore e integritetit të punës së një pale në të gjithë strukturën e drejtësisë. Pse i them palë? Nuk është drejtësi SPAK-u. Duhet të ishin gjykatat.

Peka: Meqë këtu kemi një insert, nuk është drejtësia e SPAK, por duhet të jenë gjykatat. Këto e thoni ju, ndërkohë që drejtuesi i SPAK thotë që: afërmendsh gjykatat bëjnë çfarë vendosim ne. Është krejt i qartë drejtuesi i SPAK.

Ahmetaj: Në intervistën e parë, unë ju kam thënë ju dhe qytetarëve shqiptarë, se aty është përmbysur sistemi i drejtësisë. Praktikisht Edi Rama, nëpërmjet SPAK, ta kam thënë dhe ty dikur, të kam thënë Çim Peka, ky njeriu kontrollon makinerinë dhe makinerinë ua vë përballë njerëzve që nuk i do, armiqve të tij, armiqve të përkohshëm, të përhershëm, apo kujt i duhet për të pastruar rrugën. Ky ka kapur makinerinë, e kemi diskutuar herën e parë, gjithë procesi ndaj meje. Po ta vini re çfarë ka thënë Altin Dumani aty, është tmerrësisht interesante. Pse është interesante. Ka dy gjëra bashkë plus pastaj konsekuencat institucionale. E di për çfarë ka folur që afërmendsh vendosin gjykatat? Për atë pjesë që sipas tij, merr pafajësi. Pra, ky ka qëllimshëri jo drejtësinë, por 100% dënimin, ky ka qëllimshëri statistikën. Thyerje e integritetit të SPAK dhe të reformës në drejtësi. Nuk ka qenë ky aspirimi i reformës në drejtësi, të krijojë statistika.

Nuk është reforma në drejtësi të mburret me emrin tim, e kemi ndaluar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. O ti djalë, a ke mundësi ti tregosh dhe Edi Ramës, Ulsi Manjës, të gjithë atyre që të kontrollojnë dhe qytetarëve shqiptarë, një letër cilin incenerator, për cilin incenerator më akuzon ti mua? Për Elbasanin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Për Fierin, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë, për Tiranën, jo nuk kam marrë pjesë në procedurë. Ti ke sajuar hetim pasuror duke më kthyer mua në një shënjestër dhe duke shkatërruar reformën në drejtësi. Më thoni ju të nderuar qytetarë, ndash ekonomist, avokat, jurist, gjyqtar, ministrat, kryeministrat, president, më thoni nëse në një vend normal demokratik, kryeprokurori do të thoshte atë që ka thënë ai; afërmendsh gjykata vendosin siç i kërkojmë ne. Çfarë do të ndodhte me atë. Kam një avokat këtu që ka qenë, shefi i antikrimit ekonomik në prokurorinë federale. Do të vijë në Shqipëri dhe si asistent i avokatëve të mi në Tiranë. Dhe ka bërë edhe ai një vëzhgim të dosjes. Më tha dy gjëra. Është shumë e çuditshme çfarë ndodh me këtë dosje.

Unë nuk e di tha është qëllimshëri politike, apo tjetër. Por këtu nuk merret parasysh themeli i elementit të korrupsionit që është një klasifikim ndërkombëtar. E para. E dyta  mungon pra në këtë dosje. E dyta, si mund të flasë prokurori kështu. Ishte shkarkuar në atë sekondë nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen. Tani përpos nga mediat e drejtuara nga Edi Rama dhe do ti zejë në gojë, një e nga një nuk e përmendën, si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment. Janë autoriteti që duhej të kontrollonte në bazë të strukturës që ka bërë reforma në drejtësi, që të kontrollonte këta, të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment, dhoma e avokatëve asnjë koment. Më thoni në çfarë vendi normal, të dalë një njeri që është kryeprokurori dhe të thotë, afërmendsh gjykatat vendosin siç i kërkojmë ne. Rënie e një sistemi dhe në fakt, i foli e vërteta në subkoshiencë dhe unë di shumë fakte dhe ne kemi përsëri takim bashkë, se si është ushtruar presion mbi prokurorë, gjyqtarë për të arritur statistikisht ku duan këta, apo emocionalisht personale.

Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi…

Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim  kanë shkuar edhe … kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.

TemA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In