• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kthimi i Ishulli të Sazanit në një destinacion turistik, Tare e nis punën me ngritjen e flamurit

by
26/07/2015 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po punon që të kthejë ishullin e Sazanit në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vendin tonë.

Drejtori i saj, Auron Tare e ka nisur punën në këtë ishull me ngritjen e flamurit. Sikurse bën të ditur Tare, nga dita e sotme Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të jetë në Sazan për të udhëhequr një projekt ambicioz në kthimin e ishullit të braktisur në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal.

Për këtë, ai falenderon për bashkëpunimin e ngushtë “Conservatuar de Littoral”, agjencia partnere franceze në këtë projekt.

Sazani është një nga zonat më magjike të Shqipërisë, me një histori të lashtë që zë fill  nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.

Një pjesë relikesh nënujore si, amfora e objekte të tjera, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik  dhe atë arkeologjik në Durrës.

Sazani është një perlë turistike e pa shfrytëzuar deri më sot. Ishulli ka një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit.sazan5

Në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë Franceze të Bregdetit “Konservatori Littoral” specialistë nga AKB, po qëndrojnë në Ishullin e Sazanit për të vënë në jetë  planin e veprimit të fillimit të projektit “ Sazani”. Ky projekt synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë duke respektuar në mënyrë korrekte  ekosistemin dhe historinë e ishullit.

Përveç  aspektit turistik, projekti kërkon të krijoje në ishull një Qëndër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi  ekosistemet detare, arkeologjinë navale, energjinë alternative duke e kthyer këtë qëndër në një fokus të bashkëpunimit me universitete nderkombëtare.sazan52 sazan41 sazan3

/ATA/

Next Post

Kjo është zëdhënësja shqiptare që po çmend plazhin (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com