Presidenti Ilir Meta reagon pasi një ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje”.
Reagimi i kreut të shtetit erdhi pak pasi sekretari i Pergjithshem i PS-se, Taulant Balla paralajmeroi se dekreti i Metes do te rrezohet, reagon kreu i Shtetit.
Ai thotë se liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.
Sipas tij, Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.
“Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”, shkruan Presidenti.
g.kosovari











