Një 30-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi u kap në një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.
“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi sot policia.
Gjatë kontrolleve të kryera u sekusetruan 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike
Operacioni u kodua “Drug base”.
Vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.