• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kthesë në bisedimet për Brexit, cilët janë skenarët e mundshëm?

by Java News
15/11/2018 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE dhe Britania e Madhe flasin për një kthesë në bisedimet për Brexit-in. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Cilët janë skenarët e mundshëm që pritet të ndodhin?

Kabineti i May-it

Theresa May mund të thotë se ka fat, që kundërshtarët më të mëdhenj të kabinetit të saj, janë larguar tashmë, me të cilëve ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson dhe ish-ministri i Brexit-it, David Davis. Megjithatë May, nuk mund të jetë e sigurt se do e marrë patjetër mbështetjen e kabinetit. Nëse ajo nuk mbështetet nga kabineti, atëherë autoriteti i saj vihet në pikëpyetje, dhe ekziston rreziku i puçit brenda partisë. Në krye të tij do të ndodhej Boris Johnson, i cili kërkon shkëputje të plotë nga BE.

Partia konservatore

Është e vështirë të thuash, ku ndodhet partia në përgjithësi. Ekziston një grup shumë i vogël i kundërshtarëve të Brexit-it, por ai nuk luan më ndonjë rol. Linja e ndarësve kalon midis “brexiterëve” të ashpër dhe ithtarëve për zgjidhje kompromisi. Projekti parashikon rregulla të përbashkëta doganore, të përkohshme midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, deri sa të lidhet marrëveshja përfundimtare për kohën pas Brexit-it. Në Irlandën e Veriut duhet të ekzistojnë rregulla të veçanta, për të shmangur kontrollin kufitar midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës, anëtares së BE.

Për konservatorin radikal Johnson, Britania e Madhe do të ulej kështu në statusin e “një shteti vasal”, sepse Parlamenti Britanik “nuk do të kishte më ndikim mbi ligjet e vendit”. Edhe Davis i bëri thirrje kabinetit dhe deputetëve konservatorë t’i thonë “jo, këtij kapitullimi”. Por kundërshtarët janë të zhurmshëm, ata që kërkojnë kompromisin janë me zë të ulët, kështu që imazhi është i gabuar.

DUP irlandezo -verior

Theresa May varet në Dhomën e Ulët nga mbështetja e Partisë së Unionit Demokratik (DUP), irlandezo verior. Rezistenca në këtë vend nënvleftësohet shpesh. DUP kërkon ruajtjen e unionit midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe e shikon këtë union në rrezik, nëse Irlanda e Veriut trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë. Kryetarja e DUP, Arlene Foster tha në një intervistë televizive: “Puna është nëse do e shpërbëjmë unionin,” kësaj gjëje ajo nuk i thotë po. Sammy Wilson, zëdhënës i DUP për çështjet e Brexit-it e quajti këtë projekt “poshtërim”. Aspektin e unionit e theksojnë edhe Boris Johnson dhe Jacob Rees- Mogg. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar siguroi unionistët se statusi i ankoruar me kushtetutë i Irlandës së Veriut, nuk do të cënohet sa kohë që pjesa më e madhe e popullsisë nuk e do një gjë të tillë. Por as kjo gjë nuk qetësoi unionistët. Nëse DUP nuk ia jep mbështetjen May-it, atëherë ajo nuk merr shumicën në Dhomën e Ulët, dhe ekziston rreziku i zgjedhjeve të reja.

Vendet anëtare të BE

Në shikimin e parë duket sikur ato kanë më pak probleme me marrëveshjen. Të drejtat e qytetarëve të BE pas Brexit-it janë sqaruar tashmë, fatura e largimit po ashtu. Pika më e rëndësishme ishte së fundi kufiri i brendshëm irlandez. Nëse arrihet që të shmanget vendosja e kontrollit kufitar, atëherë kjo do i shkonte për shtat 26 vendeve që mbeten në BE, sa kohë që Mbretëria e Bashkuar respekton rregullat e Brukselit në të drejtën e konkurencës, standarteve të ambientit dhe të çështjeve sociale. Ky do ishte një kusht vendimtar. Nga ana tjetër, Britania e Madhe do të kishte akses në tregun e brendshëm të BE, por nuk do të ketë nevojë të plotësojë këto standarte duke patur kështu përfitime në konkurrencë. Por mund të ndodhë që disa qeveri të thonë se BE i ka dhënë Londrës më shumë se duhet, duke dhënë një sinjal të gabuar për ata që do të duan të ecin në të njëjtat gjurmë. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE do të mblidhen në fund të muajit në një takim të nivelit të lartë, për të marrë vendim së bashku. Për ndryshe takimi i zakonshëm në mes të muajit dhjetor do të ishte shanci i fundit.

Parlamenti Europian

Ajo çka duan të shmangin vendet anëtare dhe parlamenti, është dhënia e copës më të mirë të tortës, që do të thotë të japin përfitime si ato që kanë vendet anëtare të BE, si përshembull transporti i mallrave në tregun e brendshëm, pa pasur detyrime për qarkullimin e personave. Mund të ndodhë që Parlamenti Europian të ankohet pikërisht për këtë, që Mbretëria e Bashkuar të mbesë në një union doganor me BE, qoftë dhe të përkohshëm, dhe Irlanda e Veriut madje pjesë e tregut të brendshëm, pa qenë fare vende anëtare.

Parlamenti britanik

Kjo pengesë e fundit është krah kundërshtimeve në Partinë Konservatore, pengesa më e madhe dhe e lidhur me shumë pasiguri. Kryetari i fraksionit konservator në Dhomën e Ulët, Julian Smith, është duke punuar për krijimin e klimës. Kryeministrja nga njëra anë “sjell” Brexit-in dhe nga ana tjetër thekson “se kjo gjë do i shërbejë interesave të sipërmarrjeve dhe familjeve”. Por marrëveshja do vlerësohet nga shumë palë. Ata që nuk duan fare Brexit, nuk do as Brexit të zbutur. Kush kërkon Brexit të fortë, si grupi i Boris Johnsonit, e sheh çdo kompromis si shitje të interesave dhe voton kundër. Udhëheqësi i opozitës, laboristi Jeremy Corbyn nga ana e tij pati thënë se pa i parë me kujdes marrëveshjet me BE, “asnjë marrëveshje nuk mund të jetë e mirë sa duhet për vendin e tij”. Ai mund të votojë kundër May-it, edhe për arsye taktike, për të sjellë zgjedhje të reja me shpresën se mund të fitonte. Partia nacionale skoceze dhe liberaldemokratët janë kundër Brexit-it, kështu që May duhet të bindë edhe ata. Por megjithë kundërshtimet e mëdha nga drejtime të ndryshme në fund mund të merren votat e shumicës. Sepse shumë deputetë në parti të ndryshme mund të arrijnë në përfundimin se marrëveshje më të mirë nuk mund të ketë, dhe se është më mirë me një marrëveshje se sa me një Brexit pa rregulla.

DW

Next Post
Kush është deputeti i PS që lëviz me urban nëpër Tiranë

Kush është deputeti i PS që lëviz me urban nëpër Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

December 18, 2025
Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

December 18, 2025
Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

December 18, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In