• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthehet shkolla e integrimit, Spiropali shkon “e paftuar”, Tabaku: Përveç fondeve të vjedhin dhe punën

by A R
04/11/2024 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ishte e paftuar dhe e pamirëpritur nga Kryetarja e këshillit kombëtar të integrimit Jorida Tabaku, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në shkollën e integrimit, për të cilën ishte kujdesur demokratja Tabaku që ta organizonte. Në bisede telefonike me A2CNN, Tabaku pohoi se Spiropali nuk kishte marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e panelit. 

Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Europian nisi pa organizatoren e tij Jorida Tabakun si kryetare e Këshillit të Integrimit. Në mes të një klime të acaruar mes mazhorancës dhe opozitës, Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit kishte vendosur të prishte traditën, duke këmbëngulur që të vinte në aktivitet dhe të mbante fjalën hapëse.

“Përgëzoj punën e kryetares së këshillit kombëtar të integrimit, zonjës Tabaku. Punën që e ka bërë me pasion”, deklaroi Spiropali.

Me përfundimin e fjalimit Spiropali u largua dhe regjia e Kuvendit u kujdes të mbyllte transmetimin. Sinjali u rikthye kur në vend të socialistes Spiropali ishte ulur organizatorja, demokratja Tabaku, e cila e akuzoi kryeparlamentaren për vjedhje të takimit.

“Kërkoj ndjesë që nuk erdha që në nisje të takimit. Do kisha dashur sepse kam kontribuuar që kjo shkollë të vijojë, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet, të vjen kur vidhen me kontratë konçesionare, të vjen keq edhe kur puna u desh të përdorej për ndasinë tonë politike, por mua nuk më ndalon asgjë”, tha Tabaku.

Tabaku i pohoi A2CNN se kryetarja e Kuvendit iu vetëftua edhe pse i ishte bërë e qartë se prezenca e saj nuk ishte e mirëpritur, sidomos në kushtet e aksionit opozitar të javëve të fundit, ku dy forcat kryesore kanë ndërprerë kontaktet me protestat në Kuvend dhe përjashtimin në masë të deputetëve demokratë.

E ndërkohë dëshmitar i kësaj skene ishte vetë ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i cili i bëri thirrje Kuvendit të mos zvarrisë reformat, raporton A2 CNN.

“Nuk ka kohë për të hezituar apo zvarritur pasi standardi apo piketat për çdo vendim rregullator i marr nga ky Kuvend, nga bashkitë apo qeveria duhet të jenë si të BE”, u shpreh Gonzato.

Shkolla e Integrimit Europian zhvillohet çdo vjeshtë me përfaqësues të shoqërisë civile, administratës qendrore dhe vendore dhe kësaj here kishte edhe përfaqësues të biznesit.

Ata përfshihen në një trajnim intensiv, duke marrë informacion mbi legjislacionin e BE dhe më pas mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në përmbushjen e kritereve të vendosur nga unioni për vendin tonë.

/a.r

Next Post
SHBA në prag të zgjedhjeve, Trump: S’do ishte çudi që vrasësit të qëllojnë drejt gazetarëve për të ardhur te unë

SHBA në prag të zgjedhjeve, Trump: S’do ishte çudi që vrasësit të qëllojnë drejt gazetarëve për të ardhur te unë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Spiropali, ja çpoi kamardaren Tabakes, kështu që, bretkosa nuk guaste më ….
    Të lumtë bretkosa Joridë.
    Tjetër herë, më e qetë. Më pak idhnake. Je për tu mëshiruar. Je në korsi të gabuar, tregues i një mungesë perspektive. Gjithëçka e ke nga orientimi inatçor e idhnak.
    Uthulla e fortë, thyen sbtambën e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In