• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KSHH: Tronditëse dhuna ndaj fëmijës, të parandalohen raste të tilla

by A R
21/06/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti  Shqiptar i Helsinkit ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë për mediat në lidhje me videon skandaloze ku fëmija 3-vjeçar dhunohet në kopshtin privat “Diren” në Sauk. KSHHdënon me forcë dhunën dhe bën apel që ngjarje të tilla të mund të parandalohen.

Ja deklarata e KSHH:

“Tronditës dhe njëkohësisht rrëqethës është rasti që transmetoi mbrëmë emisioni investigativ  “Stop” në TV Klan. Opinioni shoqëror indinjohet kur shikon pamje të tilla, në kopshtin privat të Saukut, ku shfaqet administratorja A.Sh, e cila godet në mënyrë barbare dhe të përsëritur fëmijët. Këto sjellje brutale janë të patolerueshme dhe përbëjnë shkelje flagrante të ligjit, duke shkaktuar pasoja të dëmshme fizike dhe psikologjike në shëndetin e fëmijëve. Është gjithashtu e patolerueshme që këto akte demonstrohen nga individë, të cilët më parë kanë ushtruar funksionin e gazetarit. Media e shkruar dhe audiovizive informon për raste dhune të rënda dhe tronditëse ndaj grave dhe fëmijëve. Në mënyrë të veçantë, pamjet e transmetuara nga media investigative në vendin tonë janë rrëqethëse dhe të papranueshme në një vend demokratik që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian.
Këto raste kanë si viktimë gruan, e cila dhunohet edhe kur nëpërmjet gjykatës kanë siguruar urdhra mbrojtjeje. Motivet mund të jenë të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë të rastit. Ato janë pasojë e konflikteve të mëparshme, madje për këto ngjarje janë në dijeni të njerëzve të afërm, fqinjëve dhe të organeve të policisë së shtetit.
Të ndërhysh për të parandaluar një vepër kriminale është detyrë qytetare, është e ligjshme dhe në shërbim të shoqërisë. Organet kompetente duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi, i cili ka rritur standardet e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Prokuroria në raste të tilla është organi kompetent për të filluar çështjen penale. Megjithatë, KSHH-ja vlerëson se nuk është bërë sa duhet në drejtim të parandalimit të këtyre rasteve. Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe përsëritja e tyre evidenton mungesën e efektivitetit të masave të marra deri më tani”, thuhet në deklaratë.

Next Post

Sadiku i lidhur me vajzën e Tramezzanit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In