• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KSHH për “Reformën Zgjedhore”: Depolitizimi administratës pika kyçe, ndryshimet nuk duhet të jenë monopol të partive politike

by Ardit Rada
01/06/2020 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka disa ankesa lidhur me Këshillin Politik, një ditë pasi palët politike nuk arritën marrëveshje brenda afatit të caktuar 31 maj.

KHSH thotë se ndryshimet nuk duhet të jenë monopol i partive politike. Për këtë kritikohet praktika e ndjekur nga Këshilli Politik duke propozuar që të kishte dialog dhe konsensus të gjerë me shoqërinë civile apo dhe qytetarët me anë të diskutimeve publike.

Po ashtu KSHH e cilëson si pikë kryesore të Reformës Zgjedhore depolitizimin e administratës zgjedhore si dhe shpreson që produkti final ta garantojë zgjedhje të lira.

STATUSI NGA KSHH

Tiranë, më 1 Qershor 2020

NJOFTIM PËR SHTYP

Reforma Zgjedhore në Këshillin Politik – Jo monopol i partive politike

Siç dihet, ushtrimi i së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur përbën një të drejtë themelore të sanksionuar në Kushtetutë dhe në aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Kjo është edhe arsyeja që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në përmbushje të misionit të tij, është angazhuar vazhdimisht në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore, prej vitit 1996. Monitorimi i zgjedhjeve ka qenë gjithashtu objekt i veprimtarisë së organizatave të tjera jofitimprurëse të njohura në vendin tonë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur me anë të medias, ecurinë e disa prej zhvillimeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. KShH shpreson se përfaqësuesit e këtij Këshilli në radhët e mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare, nëpërmjet dialogut dhe konsensusit konstruktiv, do të arrijnë në rezultate konkrete që do të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve që kërkohen në përputhje me aktet ndërkombëtare, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
KShH, edhe më herët ka vlerësuar se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në zgjedhjet e fundit vendore nuk u përmbush.
KShH ka shprehur gjithashtu shqetësimin se pavarësisht nevojës për dialog dhe konsensus të gjerë midis forcave të ndryshme politike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike. KShH ka bërë thirrje për të shmangur konsultimin formal dhe për të dëgjuar efektivisht mendimin e grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Deri në fund të shkurtit të këtij viti, KShH dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile, janë njohur me draftet e dërguara nga ekspertët teknikë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për të cilat kemi parashtruar verbalisht dhe me shkrim disa sugjerime, në përputhje me kohën dhe afatet e konsultimit publik, të cilat kanë qenë relativisht të ngushta.
KShH konstaton me keqardhje se me krijimin e Këshillit Politik, pavarësisht rëndësisë që ky Këshill mbart në drejtim të dialogut dhe konsensusit sa më të gjerë politik, u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit. Në fakt u veprua në mënyrë të mbyllur, me përjashtim të deklaratave verbale të bëra në media, nga përfaqësues të këtij Këshilli.
Në parim, pjesëmarrja në procese vendimmarrëse do të thotë mundësi për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, universitetet dhe palët e tjera të interesuara për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe ligjeve, nga të cilat ata preken në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Pjesëmarrja e qytetarëve nëpërmjet konsultimit publik pasqyron nivelin e demokratizimit të një vendi. Një sërë organizmash ndërkombëtarë sikurse janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës apo Bashkimi Evropian, i kanë dhënë rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së publikut në proceset vendimmarrëse, nëpërmjet hartimit të dokumenteve përkatës, të cilat jo vetëm që paraqesin parimet e përgjithshme rregullatore, por ngrenë edhe instrumente të cilat bëjnë të detyrueshme respektimin e këtyre parimeve.
KShH vëren se praktika e ndjekur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë një praktikë e drejtë, pavarësisht nga qëllimet e mira që Reforma Zgjedhore të përfundonte sa më shpejt. Gjithëpërfshirja dhe konsultimi, si parime të rëndësishme në një demokraci funksionale, janë të domosdoshme dhe përbëjnë shtyllë të rëndësishme për një reformë zgjedhore të plotë, të gjithëanshme dhe në përputhje me standartet.

/e.rr

Next Post
FOTO/ Përplasen dy makina në Tiranë, njëra prej tyre përmbyset në mes të rrugës. Dyshohet se kishte fëmijë brenda

FOTO/ Përplasen dy makina në Tiranë, njëra prej tyre përmbyset në mes të rrugës. Dyshohet se kishte fëmijë brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In