• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ksamili, jo më në dorë të injorantëve”/ Rama: Çmimet marramendëse e shërbimet mizerabël. S’ka më muzikë!

by E S
04/09/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama, sot, 4 shtator, në prezantimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit.

“Ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, Gjermania apo rritja nga Kina, India, Brazili apo Australia, Turqia ose Izraeli”, tha ai lidhur me turistët që kanë vizituar vendin tonë vitin e fundit.

Deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri.

Vuri theksin te udhërrëfyesit turistikë të certifikuar që sot janë 1 mijë, strukturat akomoduese e deri te sistemi i administrimit të plazheve.

“Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo kemi pasur afro 70 mijë vizita në qendrat shëndetësore.”

Plazh i dhunuar, kështu e cilësoi atë të Ksamilit.

“Është ndër më të bukurit në botë, dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë. Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye që Ksamili të jetë një plazh privat, me çmime marramendëse dhe shërbime mizerabël”, deklaroi kreu i qeverisë.

U ndal më pas edhe te plazhi i Dhërmiut.

“Kanë vënë beach bar që çmendën Himarën! Shezlongë ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.”

Tha se duhet shkuar më tej me ridimensionimin e plazheve publike, duke marrë shembull Lezhën si qyteti me plazhet më të pastra në vend.

“Nuk duhet të ketë vetëm rërë, por edhe shërbim!”, shtoi kryeministri.

Mbetjet në plazhe

Ashtu sikur dje, 3 shtator, vijoi me ironizimet për shqiptarët që “shkarkojnë plehrat në pikat më panoramike të Shqipërisë”.

“Kemi një transformim rrënjësor në heqjen e mbeturinave. Megjithatë sikur gjithë ushtria popullore të ngrihet për të pastruar nuk bëhet, nëse paralelisht ke nga ata që hedhin plehrat! Shqipfolësit!”

“Janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, që thyejnë karriget në stadium dhe i kthejnë ndeshjet në luftë”, tha ai për ata që i konsideron ndotës të Shqipërisë.

Pastrimi i mbetjeve do kryhet në nivel kombëtar, tha numri një i kabinetit.

Do ndalohet muzika

“Zhurma, tallavaja e beach bar-eve, që janë vendosur për të stresuar dynjanë. Zona të tëra banuara ku 99.9% e pushuesve nuk janë prezentë, duhet të vuajnë muzikën në kupë të qiellit. Ne do ndalojmë muzikën dhe do ulet dhe numri i beach bareve. Se u habitëm fare, nga beach bari në beach bar!”, deklaroi Rama.

Next Post
“Është rrëzuar 12 herë, s’ka bazë ligjore“/ Zbardhet qëndrimi i avokatit të PS në Kolegj Zgjedhor: PD të tërheqë kërkesë padinë!

“Është rrëzuar 12 herë, s’ka bazë ligjore“/ Zbardhet qëndrimi i avokatit të PS në Kolegj Zgjedhor: PD të tërheqë kërkesë padinë!

Comments 1

  1. leka says:
    1 year ago

    Problemi i mbetjeve nga operatori kombetar eshte zgjidhja me e drejte PPP te inceneratoreve eshte shkaku qe ndikoi negativisht. Qind here me mire qe inceneratiret te beheshin pa hajdutwt e parave publike por direkt nga shteti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In