• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ksamili e gjen veten me shkelmin në fyt

by Blendi Salaj
01/08/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Salaj

Javën e kaluar qëndruam disa ditë në Ksamil, në një dhomë të thjeshtë por të pastër, me shtretër të mirë edhe për meraklinjtë, kondicioner, ballkon, tv, frigorifer dhe wi-fi. Shtëpi me oborr me limona, dukej e lyer rishtaz, vetëm 3, 4 minuta nga plazhet me çmimin 30 euro nata. E pranueshme pra, dhe fort ekonomike për turistët e huaj. Dhoma nxë tre vetë që u bie vetëm nga 10 euro nata.

Në rrugën kryesore të Ksamilit gjen në çdo orë gra apo burra me nga një karton ku kanë shkruar DHOMA – ROOMS. Praktikisht të marrin nga dora drejt e tek dhoma nëse je në kërkim, standardi është i njëjtë gjithandej. Ksamili ofron çmime që janë më pak se gjysma e asaj që do paguaje në Dhërmi dhe më të lira se ato të Sarandës. Vendi është i thatë këtu, fare pak pemë, dhe qyteza shëmtohet nga numri i madh i skelet-godinave që u nisën por s’u bitisën kurrë. Ka shumë nga këto, dhe nga ato shufrat e hekurit të soletave në tarraca, që paralajmërojnë shpresat për shtesa katesh.

Do duhen vite që Ksamili të marrë formë, por ishte plot me polakë, çekë, ukrainas, italianë, sllovakë e bullgarë. Në plazh dëgjoje më shumë këtë miks gjuhësh sesa shqip. Do thoja rreth 60% e pushuesve në Ksamil ishin të huaj. Prandaj dhe wi-fi në çdo shtëpi. Në Ksamil po përpiqeshin të ngrenë diçka të vogël, dhe janë Korriku dhe Gushti kur si milingonat njerëzit mbledhin ushqimin e dimrit që në Ksamil duhet të jetë i shkretë. Ndoshta ndonjë autobus me vizitorë të Butrintit ndalon për ndonjë kafe apo drekën e rrallë.

Gjiri i Hartës ka një plazh të këndshëm dhe një restorant që e gatuan shumë mirë peshkun dhe ushqimin e detit (i cili në disa vende në Ksamil gatuhet si në Tepelenë). Pak më tutje plazhi i Pulëbardhës dhe ca më tej ai i Pasqyrave, vende vërtet të bukura sido që për të mbërritur atje duhet të bësh një rrugë të ngushtë e të pashtruar që në disa raste mund të kthehet e rezikshme. Tabelat për në këto plazhe janë 80% reklama pllakash banjoje dhe vetëm 20% informuese, mesa duket PPP, ndaj hapni sytë fort.

Shqiptarët me para nuk vijne në Ksamil pasi nuk ka asnje resort të famshëm në Instagram. Ky është një vend për shtresën e mesme, shqiptarët nga Kosova, sllovakët aventurierë dhe italianë që mund të shquhen nga vendasit vetëm kur flasin. Deti është i mrekullueshëm, midhjet të lira dhe natën fryn.

Dhe pastaj bëhet hataja. Ne ishim larguar e nuk e përjetuam vërshimin e ujrave të zeza drejt plazhit plot me familje e fëmijë. Si në ato përmbytjet nga shiu, ishte e pabesueshme të shihje atë skandal të neveritshëm. Çfarë gjëme për ata njerëz që prisnin gushtin, për milingonat që përmenda më lart. Kush do pranojë të lahet në ato gjire pas gjithë kakës që rrodhi në ujë? “Ishte ujësjellës-kanalizim i Bashkimit Europian, jo yni,” – po perifrazoj Bashkinë Sarandë që ia la “topin” Europës, edhe pse investimi europian kishte si përfituese direkte dhe menaxhuese të veprës Bashkinë e Sarandës dhe ndërmarrjen e UK, e cila është pjesë e Bashkisë Sarandë. Lemeri dmth.

Pjesa e shtetit është skandaloze, në timon nuk është askush. Kostoja që ju shkaktua bizneseve të milingonave në Ksamil nuk do llogaritet kurrë sepse askush s’mban përgjegjësi për asgjë. Është pak si në tallava kur të djegin sytë nga tymi. Kush e ka fajin?

Edhe në Velipojë ku shpërtheu gazi, shteti, që vë rregullat dhe kontrollon zbatimin e tyre, do ketë qënë në tallava duke fërkuar sytë.

/peshkupauje.com/

Next Post
Shifrat e frikshme, mbi 1 mijë tërmete në 15 ditë kanë shkundur Ohrin

Tërmeti shkund Kretën, panik mes banorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com