• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ksamil, fjalët e fundit të Xhezairit: Më vrave, qen

by Java News
13/12/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më vrave, qen!”. Këto ishin fjalët e fundit që ka thënë Agron Xhezairi, 53-vjeçari i qëlluar në hyrjen e shtëpisë së tij mbrëmjen e së dielës. Babai i të shumëkërkuarit për një vrasje të ndodhur në shtator arriti t’i shpëtojë një atentati me tritol një muaj më parë, por nuk e kishte menduar se do ta ekzekutonin brenda rrethimit të shtëpisë.

Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Ksamil, kur u qëllua për vdekje babai i Albi Xhezairit, person në kërkim. Sipas dëshmive të marra nga Policia, ai ka qenë në prag të shtëpisë, në shkallët e hyrjes, kur u qëllua me automatik. Nga burime të Policisë mësohet se pasditen e së dielës kishte shkuar për vizitë në familjen Xhezairi kunata e viktimës.

Ky i fundit ka dalë për ta përcjellë, pasi ishte bërë errësirë. Nisur dhe nga ngjarjet e kohëve të fundit, në shtëpi Xhezairi mbante një qen të lidhur te makina për ruajtje. Sa dolën jashtë e duke shkuar te makina nga kopshti i komshiut, është gjuajtur me armë mbi të. Në atë moment mësohet të ketë thënë: “Më vrave qen!”.

Nuk është rrëzuar menjëherë, por të tjerë plumba janë hedhur mbi të dhe ai ka rënë i pajetë përballë derës së shtëpisë. Kunata e viktimës është ajo që e ka parë të gjithë skenën e krimit, por jo autorin, i cili ndodhej vetëm 5 metra larg, pas murit rrethues që e ndante shtëpinë e Xhezairit me atë të fqinjit. Forca të shumta të Policisë së Sarandës shkuan menjëherë në vendngjarje ku ka nisur hetimet duke ngritur si pistë kryesore atë të “gjakmarrjes”.

Që prej momentit kur u mor njoftimi për vrasjen, forca të shumta policore të ndihmuara edhe nga FNSH e ardhur nga Tirana kanë rrethuar fshatin Shëndëlli, në përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarve. Ndërkohë që në Komisariatin e Policisë së Sarandës janë shoqëruar 6 shtetas, mes të cilëve edhe familjarë të afërt të Aleksandër Bardhit, 47­-vjeçarit që dyshohet se u vra më 24 shtator nga i biri i Agron Xhezairit, Albi Xhezairi, i shpallur në kërkim.

Mësohet se të shoqëruarit janë marrë për shumë orë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, ndërkohë që deri në orët e pasdites të së hënës edhe një kontroll tjetër në një banesë në Shëndëlli që u krye doli pa rezultat. Burime të besueshme shprehen se Policia beson fort se motivi i ngjarjes është “gjakmarrja”, pasi djali i tij, 20-­vjeçari Albi Xhezairi, është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllai i ish­-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë.

Por provat për momentin duket se janë të papërfillshme. Ndërkohë që familjarë të viktimës, ata që banojnë në Ksamil, por edhe të ardhur nga fshati e Tepelena mbrëmjen e së dielës menjëherë sa morën vesh ngjarjen e ndodhur, vendosën që banesa e fundit e njeriut të tyre të jetë në vendlindje, në Krahës të Tepelenës.

Asnjë prej tyre nuk është prononcuar publikisht për ngjarjen, ndonëse pas atentatit të dështuar me tritol një muaj më parë, dyshojnë se autorët e kanë ndjekur 53- vjeçarin, derisa kanë gjetur mundësi ta ekzekutojnë në derë të shtëpisë.
Panorama/d.i.

Next Post
Nard Ndoka këshillon Robert Aliajn: Futju politikës!

Nard Ndoka këshillon Robert Aliajn: Futju politikës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In