• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryeziu: UNMIK’u kërkonte kuadro të stërvitura të shërbejnë, i gjeti te njerëzit e diktaturës komuniste

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri prej udhëheqësve të LDK’së për një kohë të gjatë, Eqrem Kryeziu i është kthyer historisë duke folur për kohën e pasluftës. Ka thënë se në atë kohë bashkësia ndërkombëtare përmes kërkesës për stabilitet lejoi krimin e korrupsionin në Kosovë. Madje, Kryeziu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare përmes UNMIK’ut instaloi njerëzit e diktaturës komuniste, të cilët ishin të trajnuar për të shërbyer si skllevër dhe shtetarrënues.

Ky është reagimi i Eqrem Kryeziut:

Të kthehen gjërat në vendin e vet,

Arsyetimi se gjërat do rregulluar një nga një ishte një mistifikim i kobshëm që bashkësia ndërkombëtare bëri në Kosovë. Thuhej: së pari stabiliteti, pastaj demokratizimi, pastaj sundimi i ligjit, pastaj zhvillimi ekonomik.

Një shoqëri është e ngjashme me organizmin e njeriut. Ky organizëm vdes po qe se kujdesemi vetëm për qarkullimin e gjakut, por nuk nuk e lejojmë të marrë frymë ose të ushqehet.

Për më tepër, meqë stabiliteti kërkuaka të mos luftohet krimi, atëherë nuk do ta luftojmë krimin. Bashkësia ndërkombëtare sajonte vetë mesazhin që i pëlqente ta merrte, sepse duke e shndërruar Kosovën në pre të krimit ekonomik e të krimit të organizuar, krijonte alternativën e rrënimit të shtetësisë së Kosovës, duke bërë nga ajo një gogol në sytë e kundërshtarëve të saj si dhe duke justifikuar kundërshtinë e pakicave për të mos u integruar me kohë, përkundrazi: duke u larguar revan nga çdo lloj integrimi. Besoj se tani e shohim qartë këtë rrjedhë. Dhe kur thuhej: stabiliteti është parësor e kishin fjalën për stabilitetin dhe për rehatinë e vet.

A e kanë parë miqtë e Kosovës këtë proces? Nuk kemi ndonjë përgjigje. Mirëpo se UNMIK-u kërkonte me qiri e me pishë njerëzit e diktaturës komuniste, kjo ka qenë evidente. Mund ta marrim me mend se ai mision kërkonte njerëz që janë stërvitur të shërbejnë, duke qenë se padron, madje i paprekshëm, ishte vetë. Njerëz që shërbejnë, do të thotë – skllevër pa atdhe. Dhe jo vetëm kaq. Mbase edhe shtetrrënues.

Ndërkaq Kosova kishte nevojë për njerëzit që do ta trajtonin si atdhe, madje si atdhe të vetëm. Dhe këta nuk kanë munguar gjatë gjithë historisë së saj. Përndryshe, si do të bëhej çështje për t’u zgjidhur? As sot nuk mungojnë dhe është koha të japin energjinë edhe mirëkuptimin edhe dashurinë e tyre, në mënyrë që të kalohet nyja e turpshme e Gordit”.

Next Post

Nga porno-filmat në Hollivud

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In