• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryetarja e Speciales flet hapur: Pa imunitet edhe Presidenti dhe Kryeministri

by Java News
31/12/2017 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova është deklaruar rreth punës së Gjykatës Speciale në Kosovë. Trëndafilova në një intervistë për ‘Kosovën Sot’ ka thënë se sipas ligjit, pozita zyrtare e një personi të akuzuar, nuk e liron nga përgjegjësia penale. Ajo tregon se edhe imuniteti dhe amnistia në këtë rast, janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës.

‘’Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale dhe nuk përbën factor lehtësues për dënimin e tij. Kjo është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për më tepër, në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, imuniteti dhe amnistia janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës’’, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara, transmeton Periskopi.

Ajo thotë se duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe pavarësinë e Prokurorisë, vendimi se kur paraqitet një aktakuzë para Dhomave të Specializuara i takon plotësisht Prokurorit të Specializuar.

‘Si kryetare e Dhomave të Specializuara nuk kam kurrfarë kompetencash mbi atë proces. Pas paraqitjes së një aktakuze, unë do të caktoj një gjykatë për procedurën paraprake, e cila shqyrton aktakuzën në përputhje me rregulloren e procedurës dhe provave për të vendosur nëse aktakuza duhet të konfirmohet . Në qoftë se konfirmohet, aktakuza bëhet publike.

Lidhur me emrat e përfolur se do të akuzohen nga Specialja, ajo ka thënë se ‘’Unë nuk e di dhe nuk kam si ta di se cilat krime heton ai, sa të dyshuar do të ketë dhe kush prej të dyshuarve do të akuzohet dhe për çfarë krimesh”, përgatiti Express. (b.an)

 

Next Post
City më në fund ndalet nga Crystal Palace

City më në fund ndalet nga Crystal Palace

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com