Lama tha se mësuesit janë të paqartë mbi efektet anësore të vaksinës, pas dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku, dhe kërkojnë që Shqipëria të mos nxitojë, ashtu siç po bëjnë edhe shumë vende të Evropës.
“Ajo që na shqetëson ne si sindikatë, nisur nga telefonatat që bëjnë anëtarët tanë, është se mësuesit lexojnë disa burime zyrtare dhe jozyrtare. Ata nuk janë kundër vaksinës, por mendojnë se ne duhet të presim, pse duhet të nxitojmë të bëjmë një vaksinë, kur disa shtete të Evropës po presin. Tjetër kemi thënë se pse në kushte, në palestrat e shkollës, ku nuk sigurohet higjienë, duhet të bëjmë vaksinat. Sot kam si informacion që është refuzuar nga një numër i madh mësuesish vaksina në shkollat e Tiranës. Mësuesit janë të paqartë”, tha ajo.