Policia ka filluar procedimin penal, bazuar në kallëzimin e bërë nga shtetësia B.M – Kryetare e një subjekti politik, dega Delvinë, e cila ka deklaruar se:
Më datë 25.06.2017, rreth orës 10:00, në qendren e votimit Nr. 4620 dhe 4620/1, pranë shkollës “Xhelal Berberi” Delvinë, në një ambient privat (lokal) jashtë ambienteve të votimit, nëpërmjet personave të një subjekti tjetër politik, sipas saj pohohet dhe pretendohet se ky ambient po përdoret nga ana e tyre më qëllim shpërndarjen e vlerave monetare në këmbim të votës.
Nga ana e policisë, nisur nga pretendimet e kallëzueses, ky ambient është kontrolluar dhe mbajtur nën vëzhgim, por nuk është konstatuar asnjë veprim i kundraligjshëm.
Policia vijon hetimet për zbulimin dhe sqarimin e plotë të rastit.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.