“Filtri i imët dhe funksional i Vetting-ut do të shërbejë si gur themeli për shëndoshjen e sistemit të drejtësisë”.
Kështu deklaroi të premten, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e përurimit të ambienteve të reja të këtij institucioni.
Sipas saj, “të qenurit i pastër, i papërlyer dhe i painfluencueshëm nga politika dhe paraja është parakusht thelbësor për të hedhur bazat e forta të shëndoshjes së drejtësisë së sëmurë shqiptare”.
“Drejtësia jonë ka çeduar shumë, duke rrëzuar besimin dhe respektin e opinionit publik, dhe kjo për shkak të individëve të korruptuar. Tani unë besoj se është koha dhe momenti që ata të japin llogari”, tha Mulaj.
Ajo premtoi se “nuk do të ketë asnjë tolerim, asnjë çedim, asnjë selektivitet dhe asnjë përjashtim”. “Sentenca: Të gjithë të barabartë para ligjit duhet të funksionojë si e tillë dhe opinioni qytetar duhet të bindet që ne po bëjmë këtë”, shtoi Mulaj.
“Gjithashtu duhet të mësojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për ta, por jo vetëm kaq, ata duhet dhe të japin llogari. Nuk ka drejtësi të cunguar, duhet të jetë e thellë, e plotë dhe të shihet si e tillë. Edhe nëse nga Vetting-u dalin vetëm pak të pastër në bregun tjetër, kjo është sërish mjaft e shëndetshme”, theksoi Mulaj.
Kryetarja e KPA-së u shpreh se “ne po e operojmë drejtësinë e sëmurë shqiptare, por jemi të sigurtë se pas reanimacionit, ajo do të jetë më e shëndetshme se kurrë”.
Mulaj siguroi gjithashtu se, “do të denonconte pa doreza dhe pa ekuivok, çdo ndërhyrje financiare apo politike në Vetting”.
“Një nga gangrenat e shumta të realitetit shqiptar është padyshim selektiviteti. Unë jam e angazhuar dhe e përkushtuar tërësisht si në ditën e parë që mora detyrën, që të gjithë subjektet duhet të trajtohen me ndershmëri ekstreme. Kjo nënkupton thjesht dhe vetëm shqyrtimin në themel të të gjithë komponentëve që parashikon ligji i Vetting-ut, pra pasurinë, figurën dhe kompetencën profesionale”, theksoi ajo.
Askush, tha ajo, nuk mund të vërë në dyshim integritetin dhe vullnetin tonë. “Ne jemi shërbëtorë të devotshëm të ligjit dhe të popullit”
Fjala e plotë:
Perfaqesues te nderuar te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit,
dhe Koleg te respektuar,
Ju falenderoj sinqerisht qe gjetet kohe në kete premte te nxehte per te qene se bashku me ne.
Duke qene se jemi te falenderimet nje falenderim sh te vecante kam per Min e Drejt Zonjen Etilda Gjonaj fal kontributit te se ciles eshte mundesuar krijimi i kushteve te Kolegjit qe ju do ti shihni pas pak.
Me ne fund kam kenaqesine t’ju mirepres ne shtepine tone te re. Ne si shqiptare kemi nje shprehje, te cilen e perdorim shpesh,: “ I duruari, I fituari “. Te duruar besoj se kemi qene, ndoshta edhe me shume sesa duhej, ndersa tani besojme se po fillojme te jemi te fituar. Po, ne duam te fitojme, dhe kjo nuk ka te beje aspak me ambicjet tona personale dhe profesionale. Puna jone eshte ajo e misionarit, eshte sfida madhore per te pastruar rradikalisht sistemin e drejtesise.
Si cdo mision dhe misionar, realiteti imponon kushtet ne te cilat veprojme. Te gjithe pjestaret e sistemit te drejtesise duhet te kalojne ne “siten” e imet te vettingut. Une jam e bindur se “skanimi” kerkon vetem paanshmeri, ndershmeri, profesionalizem dhe padyshim ate element qe realisht ka munguar ne te gjitha sistemet qe perbejne demokracine: mungesen totale te selektivitetit. Vetem keshtu une jam e bindur se do t;ja dalim mbane me sukses dhe te jemi krenare perpara vetes, profesionit, popullit, demokracise, Atdheut dhe para Zotit.
Pavaresisht se eshte thene shpesh, ky proces ka si qellim sherimin e njeres prej plageve me te renda te demokracise; zhdukjen e korrupsionit ne rradhet e gjyqtareve dhe te prokuroreve. “Detyra e pare e cdo shoqerie eshte Drejtesia”, thoshte Alexander Hamilton, njeri prej baballareve te demokracise amerikane. Ndonese te vonuar, asnjehere nuk eshte vone.
Nuk jam une e para qe e them, por jam e bindur se nuk gaboj teksa serisht e nenvizoj me shume force se nxjerja pa meshire e te korruptuarve nga rradhet tona eshte jetike per demokracine. “Togat e zeza“ me ne fund duhet ta kene “faqen e badhe”. E thjeshte per t’u artikuluar, aspak e lehte per tu realizuar, por ne prandaj jemi ketu: per te bere drejtesi te drejte, pa kulisa dhe teresisht transparente.
Nje nga gangrenat e shumta te realitetit tone kompleks shqiptar eshte padyshim selektiviteti. Une jam e angazhuar dhe e perkushtuar teresisht si ne diten e pare kur morra detyren qe te gjitha subjektet duhet t’i trajtojme me korrektese dhe ndershmeri ekstreme.
Kjo nenkupton thjeshte dhe vetem shqyrtimin ne themel te te gjitha komponenteve qe parashikon ligji i vetingut; pra pasurine, figuren dhe kompetencen profesionale. Drejtesia jone ka ceduar shume, duke e rrenuar rrespektin dhe besimin e opinionit public, dhe kjo per shkak te individeve te korruptuar. Tani une besoj se eshte koha dhe momenti qe ata te japin llogari per makuterine e tyre te peshtire. It is pay back time.
Asnje tolerim, asnje cedim, asnje selektivitet dhe asnje perjashtim. Sentenca “ Te gjithe te barabarte perpara ligjit” duhet te funksionoje si e tille, dhe opinion qytetar duhet te bindet se ne kete po bejme. Ata gjithashtu duhet te mesojne te verteten dhe vetem te verteten per ta, por jo vetem kaq; ata duhet te japin llogari. Nuk ka drejtesi te cunguar, ajo duhet te jete e thelle dhe e plote, dhe te shihet si e tille.
Une personalisht gjykoj se filtri i imet dhe funsional do te sherbeje si gurethemeli per shendoshjen e sistemit tone. Edhe nese nga vettingu dalin vetem pak individe te paster ne bregun tjeter, kjo eshte serisht mjaft e shendetshme.
Te qenurit i paster, i paperlyer dhe i painfuencushem nga politika dhe paraja, eshte parakusht thelbesor per te hedhur bazat e forta per shendoshjen e drejtesise se semure shqiptare. Ne po e operojme Drejtesine semure shqiptare, por jemi te sigurte se pas reanimacionit aj do te jete me e shendetshme se kurre.
Ndarja e pushteteteve, qe ka filluar qe nga koha e Monteskjese, ndoshta vetem tani ne Shqiperi do te filloje te materializohet dhe konkretizohet. Me pelqen qe kur flas per rendesine e pavaresise se Drejtesise te citoj Ish Presidentin e Gjykates Supreme Amerikane John Rutlege, bashkepunor i Xhorxh Washintonit, i cili me nje thjeshtesi mahnitese eshte shprehur: “Persa kohe nje vend ka nje sistem te pavarur Drejtesie, atehere interesat madhore te popullit jane te sigurta”. Une personalisht nuk do te hezitoj per asnje cast te denoncoj direct, pa doreza dhe pa ekuivoke cdo nderhyrje politike apo financiare ne vetting. Askush nuk mund te vere ne dyshim integritetin dhe vullnetin tone. Ne jemi sherbetore te devotshem te ligjit dhe popullit.
a.ç