• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese mesazh politikës: Kritikat të mos kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj drejtësisë

by Java News
27/11/2023 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, ka mbajtur fjalën e saj përshëndetëse në konferencën ndërkombëtare me temë “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim më Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të saj, Zaçaj u shpreh se Kushtetuta është kryefjala e diskursit të përditshëm politik e shoqëror dhe prej 25-vjetësh është streha e përbashkët e cila garanton shtetin e së drejtës dhe të drejtat tona njerëzore.

“Është Gjykata Kushtetuese e cila përmes interpretimit, arrin ta bëjë normën kushtetuese realitet, e bën të gjallë atë”, vijoi në fjalën e saj Zaçaj, për t’u ndalur në rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila është sjellja e duhur,e vetme dhe e nevojshme për të zbatuar Kushtetutën.

Gjithashtu, Kryetarja Zaçaj theksoi se: “Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor, mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara”.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u ndal te aksionet politike të cilat e kanë devijuar diskursin politik nga organi i zgjedhur nga populli në një debat gjyqësor kushtetues.

“Gjyqësorizimi i politikës tregon në fakt nga njëra anë nevojën dhe rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, por nga ana tjetër tregon edhe rrezikun e transformimit të Gjykatës në pjesë të procesit politikbërës. Gjykata Kushtetuese ka treguar kurajo dhe profesionalizëm në ushtrim të funksionit të saj duke shfuqizuar norma sa herë që ato nuk janë në përputhje me Kushtetutën, e ndërgjegjshme se ajo ka vetëm gomën kurse lapsi i takon Parlamentit”, përfundoi fjalën e saj Holta Zaçaj në këtë jubile të 25-të Kushtetutës së Shqipërisë.

Next Post
Privatizimi i ish kompleksit ‘Partizani’: Ja ligjet që ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi

Kreshnik Spahiu: Ja pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Berishën e Malltezin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In