Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka “harruar” krimin dhe shfaqet duke bërë “modelen” në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se askush nuk e paragjykon për faktin që ka bërë videot por për faktin se ato video janë bërë në një zyrë shtetërore që paguhet nga taksat e qytetarëve.
“Ne nuk mund të vendosim kukulla në institucione kyçe që nuk bëjnë asgjë. Nuk mund të paragjykojmë nëse videot do ishin jashtë ambienteve të punës, por është në një zyrë shtetërore që paguhet me taksat tona.
Fakti që nuk hetohen dosje të mëdha nuk do të thotë që ne të amnistojmë zonjën”, shprehet Klodiana Lala për News24.
/b.h