• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarja e AMA-s flet për nismën: Në media përdoren shumë fjalë të huaja, kemi nisur monitorimin nga 1 Janari

by A R
09/02/2024 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mediat shqiptare shpesh herë hasim përdorimin e fjalëve të huaja ose fjali jo të mirë strukturuara. Prandaj dhe nisma më e fundit e AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive) quhet “Fol shqip”.

E ftuar në studion e Klan News, kryetarja e këtij autoriteti Armela Krasniqi dha më shumë detaje sa i takon kësaj analize dhe monitorimi që po kryhet për të gjitha radiot dhe televizionet në Shqipëri. Sipas saj, është e rëndësishme të gjenden fjalët e huaja që përdoren dhe të shpalosen në tabela.

“Të gjithë sëbashku jemi duke kontribuar pak nga pak në keqpërdorimin e gjuhës shqipe. Duke pasur këtë lloj sensibiliteti, menduam që nga data 1 Janar të nisim monitorimin, krahas detyrave të tjera, të shtonim dhe këtë komponent të analizimit të kësaj dukurie. Fjalët e huaja përdoren shumë shpesh në radio e televizion dhe patjetër kush më mirë se AMA mund ta bënte një detyrë të tillë, për të ndërgjegjësuar të gjithë gazetarët. Nëse i referohemi ligjit, ka një detyrim. Është tek parimet themelore, neni 4 e përcakton që të gjitha mediat në Republikën e Shqipërisë duhet të përdorin standardin e gjuhës shqipe dhe jo vetëm kaq. Ne e kemi dhe tek kodi i transmetimit që u miratua së fundmi, në Korrik të 2023-it. Pjesa legjislative patjetër që ekziston. Ne kemi nisur këtë lloj nisme, kemi marrë përsipër të nxjerrim në pah të gjitha fjalët e huaja që përdoren shpesh nëpër ekrane dhe radio, javë pas jave duke nxjerrë ato tabelat e thjeshta. Monitorohen kryesisht të gjitha televizionet, ne nuk kemi struktura gjigante në mediat shqiptare, kemi dy sektorë me analistë që janë nga 5 vetë dhe drejtori i gjithë departamentit. Kanë një volum të shtuar pune me gjetjen e fjalëve të huaja që ndërhyjnë në gjuhën shqipe. Është një punë voluminoze. Ne e kemi dëtyrë funksionale të publikojmë të dhëna sa i takon volumit të reklamës, sa i takon edicioneve qendrore të lajmeve në televizionet kombëtare, sa zë politika, kronika, temat sociale. Gjejmë herë pas herë, është një dukuri e përgjithshme.”

Por a do të ketë masa ndëshkuese për rastet që pikasen, ose që përsëriten?

“Ka nisur si formë ndërgjegjësuese dhe ne kemi vendosur të vijojë si e tillë. Nuk kemi nevojë të vendosim atë “murin e turpit” duke thënë ky emision, ky prezantues. Nuk është fare në qëllimet tona. Për t’i ndihmuar gazetarët dhe gjithë ata që janë pjesë e saj, në ëebsite apo portale. Roli ynë është rregullator. Patjetër që në disa raste ne vëmë gjoba, por jo në këtë rast. Gjoba janë vënë në rastet e shkeljes flagrante të ligjit”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s u shpreh se ky fenomen është aq i përhapur sa gjendet në kronika, transmetime të drejtpërdrejta e deri te debatet. Edhe struktura gjuhësore, shtoi ajo, ka një rëndësi të veçantë.

/a.r

Next Post
Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t’i vriste gruan, dërgohet për gjykim avokati

Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t’i vriste gruan, dërgohet për gjykim avokati

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    E dashur Amela.Të gjithë titujt e emisioneve televizive janë në gjuhë të huaja:Big Brother,Top Story,etj.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In