• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryetarit të grupseksionit të PD në Elbasan i vihen prangat në sallën e gjyqit, akuzohet për shpërndarje droge

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2019 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lavdosh Demaj, kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan, është arrestuar në sallën e gjyqit, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur ti heqë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe të vendosë masën e “arrestit në burg”. Kjo masë sigurie ishte kërkuar nga prokuroria e Elbasanit, në Gjykatën e Shkallës së Parë, por çuditërisht i akuzuari për tregtim dhe shpërndarje të kokainës e heroinës, është lënë i lirë nga gjyqtari Taulant Tafa. Por prokurori i çështjes ka vendosur ta apelojë lirimin e Lavdosh Demaj, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli. Pak ditë më parë gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar rikthimin në burg të Lavdosh Demaj.

Demaj, që rezulton dhe kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan, mësohet të jetë arrestuar në sallën e gjyqit dhe shoqëruar në dhomat e paraburgimit. Dy agjentë me numra serialë “315” dhe “317” janë ata që çuan prapa hekurave Klajdi Gjeëin, Klaudio Trungun, si dhe katër persona të tjerë si persona që ishin përfshirë në tregtinë e drogës në Elbasan dhe Tiranë. Hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit, ka zbardhur mënyrën se si vepronin shitësit e Kokainës në dy qytete, ku për klientët që blinin lëndën narkotike, premtonin se do u gjenin dhe vajza gratis, për dëfrim.Një ofertë e tillë i është bërë agjentit “315” nga i arrestuari Skënder Pllumbi.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë kryer një sërë përgjimet duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 6 personave. Për shkak se në shitjen e kokainës ishin të implikuar më shumë persona, policisë i është dashur të futë në aksion dhe një agjent tjetër të koduar me numrin “317”. Për blerjen e drogës personat flisnin në mënyrë të koduar, duke pohuar se kërkonin “…një serbator e gjysmë naftë…”. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit mes personave që shiste kokainë ishte dhe Klaudio Trungu, i cili është menaxheri i lokalit “My Brother”, që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të fisit “Çapja” në Elbasan, Bledar Muçës.

Next Post
Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës  Ndreu: 21 janari do zbardhet, Bashës i ka dalë boja

Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Ndreu: 21 janari do zbardhet, Bashës i ka dalë boja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In