Kryetarin e Këshillit Kamëz e merr LSI, betohet Mziu
Është konstituar sot Këshilli Bashkiak i Kamzës, ndërkohë që është bërë edhe zgjedhja e kreut.
Mësohet se kryetar i Këshillit është zgjedhur Asllan Neziri me 22 vota pro. Deputeti socialist Pjerin Ndreu tha se këshilltarët e majtë morën pjesë në proces rregullisht. Ndreu konfirmoi se nuk pati asnjë rrjedhje vote nga mazhoranca në favor të Nezirit.
Ndërkohë, pas zgjedhjes së Nezirit nga LSI si kryetar i Këshillit, kreu i bashkisë Xhelal Mziu ka bërë edhe betimin e radhës.