Largohet kryetari, Agron Gjekmarkaj caktohet në krye të PD-në e Lezhë.
Në prag të mbajtjes së dy Kuvendeve të PD, njëri i thirrur nga Sali Berisha dhe tjetri nga Lulzim Basha, mësohet se kryedemokrati i Lezhës, Zef Gjoka ka dhënë dorëheqjen.
Gjoka e ka paraqitur dorëheqjen në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij.
Zef Gjoka u zgjodh në krye të PD-së së Lezhës në vitin 2018, ndërsa më parë ka qenë edhe deputet i kësaj force politike.
Raportohet se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.
/a.r