Një drejtor banke e nivelit të dytë është shantazhuar dhe kërcënuar me mesazhe telefonike nga kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Kulturore e Historike Pal Trashaj. Ky i fundit ka dërguar në adresë të Ndue Maluta, me detyre Drejtor i Menaxhimit të Rriskut dhe përfaqesues ligjor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese.
Në fund të mesazheve kryetari i forumit Pal Trashaj, kërcënonte drejtorin e bankës që të denonconte nëse ishte burrë në polici. Në fakt shkak i këtij konflikti ka qenë një kredi bankare prej 10 milionë lekë të vjetra që Pal Trashaj ka marrë pranë bankës për rikonstruksionin e shtëpisë së tij. Kredia është marrë që prej vitit 2006 dhe pas disa kohësh nuk janë bërë pagesat mujore. Shqiptarja.com