• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa e shqetësuar nga turizmi masiv, Greqia miraton rregulloren e re për të “përzënë” vizitorët e tepërt!

by S T
04/01/2025 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi masiv dy vitet e fundit ka shkaktuar kaos të madh në “Kontinentin e Vjetër”. Pas heqjes së kufizimeve për “Covid-19”, turistë nga mbarë bota u dyndën në qytet kryesore të Europës, në Spanjë, Itali, Greqi, Portugali etj, duke sjellë pasoja të mëdha për vendasit.

Kërkesat e shumta për shtëpi me qira nga turistët, pothuajse dyfishuan qiratë, rritën çmimet e produkteve dhe mbipopulluan rrugët dhe mjetet e transportit publik, duke shtrenjtuar dhe vështirësuar rrjedhimisht, jetën e vendasve.

Për këtë shkak, protesta të mëdha shpërthyen në Spanjë, ku mijëra qytetarë të Barcelonës dolën në protesta kundër turistëve duke i lagur me ujë dhe duke iu kërkuar që të largoheshin nga vendi i tyre. Vendet si Spanja, Italia dhe Greqia u betuan që do të marrin masa për të ndalur hovin e madh të turistëve, duke vendosur taksa ditore për turistët.

Në sagën e kësaj vorbulle, Greqia ka miratuar një paketë e cila tenton të ndalojë turizmin masiv dhe ta orientojë vendin drejtë turizmit elitar.

Nga ky vit, në Greqi nuk do të lejohet dhënia pa kriter e shtëpive dhe dhomave me qira por do të jetë i përcaktuar nga shteti, raporton “Kathimerini”

Ky kufizim ka të bëjë me të gjitha zonat e njohura të qendrës së Athinës, si Plaka , Kolonaki, Koukaki, Sintagma, Monastiraki, Exarchia, Ilisia, Neapoli, Mets, Neos Kosmos, Agios Artemios, Pagrati, Botanikos, Metaxourgeio, Gazi, Petralona dhe Ruf.

Gjithashtu do të ketë, kufizime kohore në dhënien e objekteve me qira. Sipas rregullave të reja, një ambient mund të jepet me qira për një periudhë afatshkurtër deri në 59 ditë, në rast se kalohet ky limit atëherë taksimi do të jetë më i lartë nga ana e shtetit. Për të gjitha kontratat me mbi 60 ditë qira të cilat quhen afatgjatë, futet një skemë e re taksimi.

Përveç kohëzgjatjes, dy kushtet e tjera që një qira të klasifikohet si afatshkurtër janë që prona të jetë e mobiluar dhe të mos ofrohen shërbime shtesë përtej çarçafëve. E njëjta gjë vlen pavarësisht nëse qiraja bëhet nëpërmjet një platforme dixhitale apo jo. Nëse ofrohen shërbime, si mëngjes, pastrim apo transport, prona konsiderohet akomodim turistik dhe i nënshtrohet një regjimi tjetër tatimor dhe administrativ.

Gjithashtu, nëse një person jep me qira tre ose më shumë prona, të ardhurat e tij do të tatohen si aktivitet biznesi dhe mundësisht do t’i nënshtrohet TVSH-së 13%.

Next Post
Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Çfarë po ndodh në Kinë? Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In