Vetëvendosja ka një mendim të vetin për pavarësinë, sipas të cilës EULEX se ka respektuar kurrë atë. EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë, thotë Ymeri kryetari i saj.
EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës.









