• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryetari i ri i PDK e nis nga Prekazi i të rënëve për liri/ Memli Krasniqi u shkon për vizitë dhe familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

by Java News
04/07/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shkuar sot për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt dhe tek familja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Mitrovicë.

Gjatë takimeve në dy familjet e ish-themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre, sepse siç ka thënë ai, e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare.

“Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, thuhet në postim.

“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Vizita erdhi pasi Memli Krasniqi e nisi aktivitetin e tij si kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosoves prej aty ku prehen te rënët për liri të familjes së Adem Jasharit.

“Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë për çdo punë që bëjmë për vendin, sepse këtu ka lindur dhe ka marrë kuptim liria e popullit tonë”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale, në shoqërim të fotove që përcjellin nderimin e dëshmorëve të Kosovës.

Krasniqi e konsideron vizitën në kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, burim frymëzimi e fuqizimi për vetëdijen politike dhe për punët e shumta përpara./m.j

Next Post
Fshihte në shtëpi deputetin e “Agimit të Artë” që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar

Fshihte në shtëpi deputetin e "Agimit të Artë" që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In