Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, veç propozimit për ndërprerje të dialogut me Serbinë, ka thënë se duhet të bojkotohen edhe produktet e shtetit fqinj.
Ai ka thënë se në botë, presioni ekonomik funksionon më së miri. “Prandaj përveç ndërprerjes së dialogut duhet ndalur mallrat e Serbisë deri në ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës. Kjo është normale për çdo shtet që mbron interesat e vetë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook