• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e PD për trajnimet, OSHEE: PD flet për një proçedurë të anulluar

by Java News
09/11/2015 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, ka hedhur poshtë sot akuzat e Partisë Demokratike për trajnimet në OSHEE duke u shprehur se PD flet për një procedurë të anuluar.

“Kaq shumë janë të etur për të hedhur baltë, sa janë të gatshëm të gënjejnë vetëm e vetëm se nuk pranojnë dot faktin se në 2 vjet qeveria e re dhe OSHEE ka bërë shumë më shumë se çbëri qeveria e tyre në tetë vjet së bashku”, thekson administratori i OSHEE në një dekraratë për shtyp.

Referuar procedurës në fjalë, Çela sqaron se, më datë 29 tetor, ka njoftuar me shkresë dhe protokoll (bashkëlidhur) Agjencia e Prokurimit Publik (APP) si dhe janë bërë veprimet në sistemin elektronik për anullimin e procedurës, për shkak se kompania nuk realizonte në kohë shërbimin e kërkuar.

Po më datë 29, OSHEE, sipas ligjit “Për Prokurimin Publik”,neni 24 dhe 58, për shkak të pamundësisë së realizimit brendave afateve të shërbimit, kompania është tërhequr nga lidhja e kontratës, në përputhje të nenit 58, pika 5.
Referuar sistemit të prokurimit elektronik, kjo procedurë është anulluar që më datën 30 tetor.

Nga ana e saj, APP, për shkak të procedurave dhe afateve ligjore, e ka bërë shpalljen zyrtare të anullimit të tenderit, sot më datë 9 nëntor. (bashkëlidhur) dhe këtu vërehet që APP i referohet këtyre shkresave.
Në lidhje me projektin në fjalë, administritatori i OSHEE Ardian Çela, “shpreh keqardhjen për baltosjen që i bën opozita, a thua sikur ata nuk janë të interesuar për rritjen e cilësisë së stafit të OSHEE dhe përmirësimit të shërbimit ndaj klientit”.

Në lidhje me projektin,  administratori i OSHEE thekson se, kjo praktikë është e njohur dhe ndërkombëtare.
Kontrata e shërbimit për trajnimin e punonjësve të OSHEE përmban këto pika, Menaxhimi i kohës, Menaxhim projekti, Aftësitë në lidership, Menaxhimi dhe strategjia e burimeve njerëzore, Ndërtimi i skuadrës së punës, Zgjidhja e problemeve dhe komunikimi i duhur me kosnumatorin, Aftësi në negocim, Menaxhimi i stresit, Shërbimi i klientit – komunikim efektiv, siguria në vendin e punës, kodet elektrike dhe standardet e sigurisë në punë, përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës, lidership dhe supervizim, analizimi dhe planifikimi i sistemit energjetik, teknlogjitë e reja dhe trendet ndërkombëtare në nënstacione, cilësia e shërbimit, ndihma e shpejtë, mbrojtja nga rreziku i rënies së zjarrit”.

Në lidhje me “Menaxhimin e Stresit”, OSHEE shprehet se, “është 1 ndër 20 temat e planifikuara për trajnime, dhe bëhet fjalë vetëm dy ditë trajnim dhe që përfshin specialist të Kujdesit ndaj Klientit për të rritur cilësinë e shërbimit public ndaj qytetarit”.

Sipas Çeles,  “shërbimet më sipër kanë dalë në bazë të një studimi për burimet njerëzore dhe praktikave të njohura ndërkombëtare”. Ne kete plan trajnimesh, shton administratori i OSHEE, “jane marre eksperiencat dhe jane krahasuar ekspertizat me te mira te kompanive trajnuese si RINA Services S.P.A. ne Itali, qe është kompani që merret me shpërndarjen e shërbimeve të klasifikimit, çertifikimit, testimeve dhe ispektimeve (shërbimet TIC) për të siguruar ekselencë të kompanive në fushën e energjitikës”.

Gjithashtu, vijon Çela, “edhe Insituti i Energjitikës Delta (EDI) është një shkollë ndërkombëtare ne Hollande me fokus në biznesin e energjitikës. Ajo ofron një larmi programesh universitare në fushën e energjitikës si dhe përmes aktiviteteve të netëork-ut ajo pregatit profesionist në fushën e energjitikës për tu përballur me sfida të ndryshme. EDI është themeluar në në vitin 2002 nga GasTerra B.V., N.V. Nederlandse Gasuine, OAO Gazprom, Shell dhe Universiteti i Groningen, më vonë i janë bashkuar edhe A.Hak and EBN”.

“Shifra 72 milion lekë  është caktuar pas analizës që i është bërë tarifave të tregut të këtij shërbimi, duke ftuar të gjithë aktorët kryesorë. Trajnimet që OSHEE ka planifikuar synojnë të krijojnë një kompani efiçente, duke siguruar që eprori dhe punonjësi, në mënyrë të përbashkët të përcaktojnë standartet e performancës dhe objektivat specifike për periudhën e ardhshme të vlerësimit”, nënvizon Çela.

Sipas Çelës, “qëllim kryesor i këtyre trajnimeve është ulja e fondit të trajnimeve në vitet pasardhëse pasi përgatit trajnuesit e brëndshëm të shoqerisë që do të sjellë reduktim të kostoveve vjetore për këtë shërbim”.
Administrtorit OSHEE thekson se, “në trajnim do të marrin pjesë duke filluar nga mennaxherët më të lartë, deri tek specialisti i Kujdeset ndaj Klientit”.

Ndaj shton administratori i OSHEE, “dhe OSHEE brenda kësaj jave do të rihapë sërish procedurën e prokeurimit për këtë shërbim, pasi jemi të bindur për nevojën e trajnimit për një kompani që kërkon të ecë përpara, në cilësi, staf të kualifikuar dhe modern, sikurse ndodh në praktikat ndërkombëtare”.

“Nuk duhet harruar se në kohën kur Partia Demokratike drejtonte vendin, kompania shpenzoi në vitet 2010-2012, jo pak por 375 milionë lek për trajnime dhe konsulencë, të miratuara nga Enti rregullator i asaj kohe. Nga kjo shumë, del se në vit shpenzoheshin mbi 120 milionë lekë, që për punonjës ishte 27.400 lekë të reja trajnim. Kurse OST, në kohën e qeverisë Berisha ka shpenzuar 14.300 lekë të reja në vit për punonjës”, thekson OSHEE.

“Ndërsa OSHEE planifikon të shpenzojë 12 mijë lekë për punonjës në vit, gati mbi dyfish më pak se në kohën qeverisë Berisha. OSHEE i bën thirrje opozitës të jetë konstruktive pasi përmirësimi dhe investimet në rrjetin energjitik nuk janë as të majta e as të djathta, por janë hapa të rëndësishëm që duheshin ndërmarrë prej kohësh, për të mirën e shqiptarëve dhe zhvillimin e Shqipërisë”, përfundon deklararta e administratorit të OSHEE, Ardian Çela.

Next Post

Lunaçek e mërzitur: Duhet bindur Serbia të mos bllokojë proceset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In