Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih građana) Sasha Jankoviç ka deklaruar se nuk mund të pengohet zhvillimi demokratik i Kosovë dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe ulësen në OKB , transmeton Koha.net.
Ai , siç përcjell FoNet, ka thënë për n1 se ekziston precedenti duke përmendur shembullin e Rusisë e të Ukrainës të cilat në kohën e Bashkimit Sovjetik kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara por pa e njohur pavarësinë e njëra-tjetrës.
Lidhur me Ushtrinë e Kosovës, Jankoviq ka thënë se forcat e armatosura të saj janë realitet, porse, sipas, duhet shikuar se si ato të vihen nën kontroll përmes OSBE-së. Sipas Jankoviqit, problemin e Kosovës nuk mund ta zgjidhin regjimet jodemokratike në Beograd e në Prishtinë.
“Ne do ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë Jankoviq, transmeton Koha.net. (b.an)