• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Palermos z. Leoluca Orlando

by
29/05/2015 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Bashkisë së Palermos, z. Leoluca Orlando.

Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë z. Orlando duke shprehur ndjenjat më të ngrohta të miqësisë së popullit shqiptar për Siçilinë dhe popullin e saj mik.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se ekziston një lidhje e fortë historike miqësie mes dy popujve tanë, e cila përforcohet edhe përmes prezencës së fshatrave arbëreshe në Siçili, lidhje e cila duhet materializuar në projekte konkrete bashkëpunimi e investimi për të ardhmen.

Kryetari i Bashkisë së Palermos z. Leoluca Orlando shprehu kënaqësinë e kësaj vizite të parë në Shqipëri dhe i përcolli Kryetarit të Kuvendit z. Meta përshëndetjet më të përzemërta të Komunës së Palermos si dhe të Shoqatës së Komunave Siçiliane. Z. Orlando vuri në dukje se shqiptarët kanë një domethënie të veçantë për popullin siçilian falë lidhjeve historike.

Meta dhe z. Orlando ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe hartimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, turistike dhe kulturore mes Siçilisë dhe Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer italo-shqiptar por edhe në kuadër të prioriteteve zhvillimore të hapësirës mesdhetare.

Në përfundim të takimit z. Orlando e ftoi z. Meta të vizitojë Siçilinë së shpejti, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

Next Post

SI TË RREGULLOSH NJË MARRËDHËNIE KONFLIKTUALE NË PUNË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com