Në Prishtinë është shënuar 70-vjetori i Pavarësisë së Izraelit, organizuar nga Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova”.Duke folur në këtë ngjarje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur optimist se Izraeli do të kapërcejë barrierat dhe do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Veseli theksoi se shtoi se populli hebre ka shumë ngjashmëri me shqiptarët. Ai tha se dy popujt edhe pse rrezikoheshin nga zhdukja kanë arritur të shpallin pavarësinë.
Veseli tha se shpreson që 71-vjetori i pavarësisë së Izraelit ta gjejë Kosovën dhe këtë shtet me marrëdhënie diplomatike.“Do të jemi pranë çdo populli liridashës, sot jemi përkrah popullit hebrej, kemi shumë ngjashmëri, në të njëjtën kohë jemi krenar me identitetin tonë, besojmë se do te thellojmë bshkëpunimit mes vendeve tona. Besoj se institucionet e Izraelit do të kalojnë barrierat dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”, përgatiti Express. (b.an)










