Në Bashkinë e Vlorës një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi për dhënien e titullit “Qytetar nderi i Vlores” për ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ka kërkuar votimin në unanimitet për këtë vendim, lidhur me një nga figurat siç e ka cilësuar Leli, më të rëndësishme për Shqipërinë dhe Vlorën.
“Kam qenë unë propozuesi i ketij vendimi,”- ka thne Leli,- “Sepse e konsideroj personalitetin më të spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare, por mbi të gjitha që ka lënë gjurmë në ato ç’ka janë investuar në Vlorë nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, veçanërisht për ndërtimin e shëtitores ‘Lungomare’.”
Këshilltarët Bashkiakë, e kanë votuar njëherazi këtë vendim, ndërsa tani pritet dhënia e titullit të akorduar. “
ma.me